Sporti shqiptar është tronditur sot nga lajmi i trishtë i ndarjes nga jeta në moshën 24-vjeçare i notarit Klavio Meca. Klavio ka nderuar Shqiperinë dhe notin shqiptar në mjaft evente sportive, duke vendosur edhe rekorde.

Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar (KOKSH), dha lajmin se është shuar në moshën 24 vjeçare notari Klavio Meca. Presidenti i KOKSH-it Viron Bezhani, zbuloi se Meca pësoi një atat kardiak sapo doli nga një lokal në Prishtinë, ku ishte me disa shokë.

Ai tha më tej se notari Klavio Meca ishte një djalë mjaft pozitiv, dhe sportist i talentuar. Largimi i tij është një humbje e madhe jo vetëm për familjen, por edhe për sportin shqiptar.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here