Pak ditë më parë qarkulloi lajmi në mediat e huaja se vaksina e Covid 19 shkakton efekte anësore tek njerëzit që kanë kryer ndërhyrje estetike. Personat që kanë mbushur fytyrën me botox, mund të përjetojnë enjtje dhe inflamacion, sipas ekspertëve. Sipas një dermatologu në Kaliforni, reagimi vjen për shkak të sistemit imunitar. Në kohën kur frika është e shtuar, një tjetër lajm krijoi po kaq shumë zhurmë. Sipas kompanive që kanë zhvilluar vaksinat, pjesë përbërëse është edhe xhelatina e derrit, që e ruan vaksinën gjatë transportit dhe magazinimit.

Por produktet e derrit janë të ndaluara për komunitetin mysliman, ndaj edhe myslimanët në Bosnje e Hercegovinë kanë dalë me një deklaratë zyrtare, ku shprehen se janë të detyruar të zgjedhin vaksinat që nuk përmbajnë këtë përbërës. “Islami i thërret njerëzit të kujdesen për shëndetin e tyre dhe të kërkojnë një kurë për sëmundjet që i mundojnë. Profeti, paqja qoftë mbi të, tha se Zoti i Dashur dha një kurë për çdo sëmundje dhe u bëri thirrje myslimanëve të kërkojnë atë kurë. Itshtë, pra, fetare detyrimi i myslimanëve. Ajo që është e ndaluar për ta, sidoqoftë, është të kërkojnë ilaçe në atë që Allahu e ka ndaluar. Gjërat e ndaluara përfshijnë derra dhe produkte derri.

Nëse kjo është e vërtetë, myslimanët janë të detyruar të zgjedhin vaksinat që nuk përmbajnë këtë përbërës dhe janë efektive në trajtimin e koronavirusit dhe nëse nuk ka zgjidhje tjetër, fjala e fundit duhet të jepet nga profesioni, ligji farmaceutik dhe sheriati”.

Komuniteti Islamik do të marrë një qëndrim të caktuar për këtë çështje pasi të njihet me rezultatet e analizave laboratorike, kur të gjithë përbërësit e vaksinës në fjalë do të njihen”, thuhet në komunikatën e myslimanëve të Bosnjes.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here