Kur menduam se kaluam pasoja të mëdha pas tërmetit, u përballëm me flamën që po kalon anembanë bota. E pritëm me kaq gëzim daljen e vaksinës, e dëshira që na mban gjallë është për të pasur familjen shëndoshë e mirë. Kjo periudhë nuk ka qënë aspak e lehtë, shumë dinamike e me emocione aspak pozitive.

Nëse keni disa dëshira që doni ti shprehni pa ardhur ndarja e viteve, atëherë jeni në kohë. Hëna e plotë e dhjetorit po rritet dhe në mbrëmjen e së martës, 29 dhjetor, do të jetë mjaft e veçantë. Jo vetëm që është hëna e plotë e vitit, por është e njohur edhe për trajektoren e saj të lartë nëpër qiell, që do të thotë se do të ulet mbi horizont më shumë se çdo hënë tjetër e plotë.

Teksa hëna do të arrijë pikun e ndriçimit të martën në orën 22:30, duhet të filloni ta shihni. Sipas “The Old Farmer’s Almanac”, kjo është një kohë magjike, e cila nuk duhet humbur, sepse secili prej nesh duhet ta shikojë këtë fenomen të rrallë të hënës, për t’i bërë asaj lutjet e dëshirave. Siç duket, në këtë hënë të plotë të vitit realizohen ëndrrat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here