Një debat i fortë është krijuar kohët e fundit ndërmjet qeverisë dhe opozitës për marrjen e vaksinës ndaj koronavirusit. Komiteti Teknik ka dhënë edhe një periudhë kohore kur mund të sigurohen vaksinat, ku flitet gjatë tre mujorit të parë. Kryeministri Rama është pyetur sot në lidhje me këtë çështje, ku sërish nuk dha një datë specifike. Kreu i qeverisë Rama tha se për vaksinën nuk ka një datë fikse, por që ajo do të nis në dy muajt e parë të 2021.

Rama kritikoi BE në lidhje me vendim për të shpërndarë për vendet e Ballkanit Perëndimor vetëm tepricat e vaksinave, në një kohë kur asnjë shtet nuk po merr sasinë që i nevojitet.  

“Kam folur për dy muajt e ardhshëm, mund të jetë më shpejt ose jo ndaj nuk po jap një datë fikse. Ajo që unë theksoj është se për fat të keq çështja e vaksinës, është diplomaci, marrëdhënie diplomatike, një luftë e madhe që po bëhet nga të gjithë shtetet për të pasur një sasi sa më të mëdha. Është si radha e qumështit në kohët e dikurshme, që në vend të banorëve që dilnin për shishen e qumështit, tani janë shtetet. Por siç e kam theksuar kur është puna për të bërë lypsin për Shqipërinë, e bëj më mirë se çdo kush”, është shprehur ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here