Tërmeti i nëntorit i një viti më parë shkaktoi dëmtime në shumë institucione. Teatri i Kukullave pësoi po kështu dëmtime, dhe tashmë është marrë vendimi për restaurimin e objektit.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, teksa e demostron me anë të pamjeve thotë se projekti i ndërhyrjes është gati, për rikonstruksionin e çatisë, muraturës, ruajtjen e elementëve origjinalë.

Kjo godinë ruan shumë histori dhe se tashmë projekti për rehabilitimin e saj është gati: përforcim themeli, konsolidim murature, restaurim i elementëve arkitektonikë, por edhe rehabilitim i ambienteve përreth, që do vihen në shërbim të komunitetit artistik.