Vepra “Shtëpia pa dritare”, komedi nga Saimir Gongo, që flet për dramën e një heroi të heshtur që quhet Neritan, do vijë në programin artistik online të Teatrit Kombëtar mbrëmjen e datës 25 dhjetor. Aktorë në role janë Sokol Angjeli, Neritan Liçaj, Gert Ferra, Eva Alikaj për të vijuar dhe me Indrit Çobani, Enkel Gurakuqi dhe Ergys Çekrezi.
Komedia shkruar dhe vënë në skenën e teatrit disa vite më parë nga Saimir Gongo, do përcillet mbrëmjen e datës 25 dhjetor ora 18:00 livestream në Facebook të Teatrin Kombëtar. Në materialin që ka publikuar Teatri Kombëtar, thuhet se është një vepër për luftën e përditshme të heroit të pa emër, për të cilin askush nuk flet, qytetarit të thjeshtë.
Njoftimi
“𝗦𝗵𝘁𝗲̈𝗽𝗶𝗮 𝗽𝗮 𝗱𝗿𝗶𝘁𝗮𝗿𝗲”, e 𝗦𝗮𝗶𝗺𝗶𝗿 𝗚𝗼𝗻𝗴𝗼𝘀, është vepra fituese e Edicionit të “𝗡𝗲𝘁𝗲̈𝘁 𝗲 𝗹𝗲𝘅𝗶𝗺𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗱𝗿𝗮𝗺𝗲̈𝘀 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝗲”, dhe ka qenë ndër komeditë më të suksesshme të Teatrit Kombëtar. “𝗦𝗵𝘁𝗲̈𝗽𝗶𝗮 𝗽𝗮 𝗱𝗿𝗶𝘁𝗮𝗿𝗲” ka mbledhur gjithashtu një kast mjaft të njohur aktorësh si: 𝗦𝗼𝗸𝗼𝗹 𝗔𝗻𝗴𝗷𝗲𝗹𝗶, 𝗡𝗲𝗿𝗶𝘁𝗮𝗻 𝗟𝗶𝗰̧𝗮𝗷, Eva Alikaj,, 𝗚𝗲𝗿𝘁 𝗙𝗲𝗿𝗿𝗮, Indrit Cobani, 𝗘𝗻𝗸𝗲𝗹 𝗚𝘂𝗿𝗮𝗸𝘂𝗾𝗶, 𝗘𝗿𝗴𝘆𝘀 𝗖𝗲𝗸𝗿𝗲𝘇𝗶.
Regjia: Saimir Gongo
Skenograf/kostumograf: 𝗞𝗹𝗮𝗷𝗱 𝗬𝗺𝗲𝗿𝗶
As/ regjisore: 𝗔𝗻𝗷𝗲𝘇𝗮 𝗣𝗲̈𝗿𝗺𝗲𝘁𝗶
Formulimi muzikor: 𝗦𝗼𝗸𝗼𝗹 𝗠𝗮𝗿𝘀𝗶