Në datën 25 tetor 2020, u themelua në Bukuresht Shoqata e Studentëve Macedo-Rumunë të Shqipërisë. Kjo shënon një ditë historike për komunitetin e studentëve arumunë, që ndjekin studimet në institucionet e larta arsimore në Rumani.
Delegacioni i arumunëve nga Shqipëria, i kryesuar nga z. Pano Bakalli, pati një takim me drejtues të Shoqërisë së Kulturës Macedo-Rumune (SCMR) lidhur me rihapjen e filialit të studentëve të kësaj shoqate.
Në njoftimin që SCMR bën në faqen e saj, lidhur me takimin e mbajtur në datën 30 tetor, njoftohet se u vu theksi tek lidhjet e forta mes komuniteteve arumune nga jugu i Shqipërisë dhe arumunëve/macedorumunëve të vendosur në fundin e shek. XIX dhe gjysmën e parë të shekullit XX në Rumani.
….Duke pasur një histori të përbashkët, kemi edhe ideale të përbashkëta. Në mënyrë konstruktive do të punohet në bashkëpunim me të gjitha komunitetet e arumunëve të Shqipërisë dhe të shteteve të Ballkanit, për të promovuar identitete dhe kultura specifike. Në këtë mënyrë Shoqëria e Kulturës Macedo-Rumune pohon hapjen e plotë ndaj këtyre komuniteteve”, mbyllet njoftimi i datës 30 tetor 2020, në faqen zyrtare të SCMR-së.