Pas 100 vitesh që nga koha e Iorgu STERIU kryeqyteti rumun ka sërish një zëvendës kryetar me origjinë macedo-rumune: Stelian BUJDUVEANU. 

Siç bëjnë të ditur mediat rumune, Këshilli i Përgjithshëm i Bashkisë së Bukureshtit ka zgjedhur këtë të hënë nënkryetarët e rinj. Ata janë: Horia Tomescu (USR-PLUS) dhe Stelian Bujduveanu (PNL). Ndër 52 vota të shprehura dhe 4 të anuluara, Stelian Bujduveanu mori 33 vota dhe Horia Tomescu 32. 

Stelian Bujduveanu është bashkuar me Partinë Nacionale të Lirë (PNL) në vitin 2012. Ai ka qenë drejtuesi i të rinjve të partisë (TNL) për Bukureshtin dhe lideri i grupit PNL në Këshillin e Përgjithshëm të Bashkisë.  

Stelian Bujduveanu është i diplomuar në jurisprudencë, zotëron një master në Të Drejtat e Bashkimit Evropian dhe është doktorant në të Drejtën Administrative në Shkollën Doktorale të Fakultetit të Drejtësisë në Universitetin e Bukureshtit.  

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here