Versioni i ri i Covid, ka detyruar izolimin nga Britania e Madhe, një prej tyre edhe Shqipëria e cila vendosi masa kufizuese. Në Britaninë e Madhe po përhapet me shpejtësi një tjetër mutacion i koronavirusit, që ka një trasmetueshmëri shumë të lartë. Shumë shtete evropiane, kanë mbyllur kufijtë dhe kanë pezulluar fluturimet.

Manastirliu deklaroi se edhe vendi jonë ka vendosur mbylljen e kufijve dhe karantinimin për personat që vijnë nga jashtë. Organizata Botërore e Shëndetësisë, tha se nuk ka prova që të sugjerojnë se mutacioni i Covid-19 shkakton vdekshmëri më të lartë apo simptoma më të rënda.

Mutacioni u zbulua fillimisht në juglindje të Anglisë, e më pas raste u konfirmuan edhe në Danimarkë, Holandë dhe Australi, siç bëri të ditur zyrtarja e lartë e OBSH, Maria Van Kerkhove.

“Nuk ka të dhëna që të sugjerojnë ndryshim të sjelljes së virusit, por megjithatë studime të mëtejshme po kryhen”, u shpreh Van Kerkhove.

Të dhënat paraprake sugjerojnë se varianti i ri, i shfaqur fillimisht në shtator në Britaninë e Madhe, përhapet më shpejt nga personi në person dhe mund të ndikojë tek saktësia e disa testeve diagnostikuese.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here