Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve/Shtrëngohen masat, hyjnë në fuqi në 24 dhjetor

Edhe Shqipëria ka ndërmarrë në prag të festave kufizime të orareve të lëvizjes, reduktim të shërbimeve dhe anulim fluturimesh për linjat ajrore.

Në daljen e radhës, Komiteti i Ekspertëve ka vendosur shtrëngim masash. Kufizimi i lëvizjes nga ora 20:30 deri në orën 06:00 nga 24 dhjetori deri më 4 janar. Kufizimi për këto orare do të jetë i vlefshëm edhe për bizneset.

“Kufizim i aktivitetit të restoranteve, fast food dhe lokale nga 24 dhjetori deri në 4 janar. Nga data 5 janar, kufizimi rikthehet në orën 22:00. Gjithashtu bëj thirrje qytetarëve që të shmangin levizjet e panevojshme”, tha ministrja Manastirliu (duke përjashtuar shërbimin në banesë, pra atë delivery).

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here