Ekspertja Silvia Bino, nga Instituti i Shëndetit Publik, ka zbuluar se vaksinimi në Shqipëri do të fillojë në tre mujorin e parë të vitit të ardhshëm. Në një intervistë për DW, Bino sqaroi se Komiteti i Ekspertëve ka identifikuar si grupe prioritare të cilët janë: punonjësit e shëndetësisë, rezidentët dhe punonjësit e institucioneve të kujdesit afatgjatë dhe më pas personat mbi 75 vjeç, ata mbi 65 vjeç, personat më të rinj se 65 vjeç me sëmundje bashkë shoqëruese, personelin e shërbimeve kritike.
Mjekja Silva Bino sqaroi opinionin publik se Komiteti i Ekspertëve, po vlerëson skenarë të ndryshëm të furnizimit me vaksina, si dhe skenarë të ndryshëm të vaksinimit në vendin tonë.
Një skenar është për vaksinën e prodhuar nga PFIZER (BioNTech-Pfizer, shën. red.)që kërkon të ruhet në minus 80 gradë Celcius. Për këtë duhet një investim për një infrastrukturë të re.
Skenari tjetër është për vaksinën anti Corona të prodhuar nga kompania MODERNA që kërkon më tepër investime; skenari i tretë është për vaksinën e prodhuar nga kompania AstraAzeka për të cilën Shqipëria i ka kapacitetet dhe duhen vetëm të ketë pak shtesa. Por nuk përjashtohet edhe marrja e vaksinave nga kompania Johnson &Johnson apo kompani të tjera.