Për shkak të situatës së rënduar me pandeminë, institucionet në vend kanë marrë vendime konktete lidhur me vijueshmërinë. Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka shuar zërat, duke konfirmuar se pas pushimeve te fundvitit shkolla do të fillojë në datën 11 janar. Pushimet e fundvitit, njoftoi më tej ministrja, do të nisin më 24 dhjetor. Sa i takon skenarëve se si do të vijojë mësimi pas pushimeve, ajo u shpreh se kjo do të vendoset sipas situatës së pandemisë.

“Në bashkëpunim me Komitetin e Ekspertëve, kemi vendosur që pas pushimeve të fundvitit për vitin e ardhshëm shkolla nuk do të fillojë në datën 4, siç ishte parashikuar në skenar, por më 11 janar.

Ne jemi të ndërgjegjshëm se sistemi online s’e ka efikasitetin 100% siç do ta kishte mësimi që zhvillohet në bankat e shkollës. Skenari që kemi aplikuar në shkollat tona është fleksibël, që varet nga specifikat e çdo shkolle, nga numri i nxënësve nga hapësirat që ka shkolla dhe situata e pandemisë”, tha Kushi.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here