Autor: Sokrat Koreta
Lartë në Zarogozhdë
Na erdhën ca vllahë
Me kope të rënda
Dhe kulturë të lartë
Shumë e çuditshme
Kjo rracë e veçantë
Dhe sot e kësaj dite
Vllahçe flasin prapë
Ah, moj gjuha vllahe
Pse je kaq e ëmbël
Të ishe me kartë do ishe thellë në zemër
Vijnë nga Voskopoja
Me emër të madh
Janë shumë punëtorë
Me goxha kapital
Të vish sot në Mekat
Është mrekulli
Blloqe me ullinj
Dhe me vreshtari