Shumë shtete i janë rikthyer një izolimi të dytë, jo aq të fortë sa kaloi në pranverë. Shkollat janë mbyllur, po kështu edhe bizneset. Kudo në mbarë botën apelohet për një kujdes të shtuar me rastin e festave, pasi pandemia ka njohur një shtrirje të gjerë, ndërsa shifrat e infektimeve janë të frikshme.

OBSH apelon që qytetarët të mbajnë maska edhe në shtëpi. Organizata Botërore e Shëndetësisë, bën thirrje për një kujdes më të madh, pasi “ekziston një rrezik i lartë i një vale të tretë në fillim të vitit 2021 në Evropë. Përkundër një progresi të brishtë, transmetimi i Covid-19 mbetet i përhapur”, shpjegon OBSH. “Ne do të duhet të punojmë së bashku, nëse duam ta parandalojmë atë”, është mesazhi në shenjë këmbane alarmi, teksa jemi pranë Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Lidhur me masat, OBSH theksoi se “pavarësisht nga vendndodhja, shërbimet fetare duhet të bëhen ndryshe këtë vit. Ato duhet të mbahen jashtë kur është e mundur, ose të jenë të kufizuara në pjesëmarrje dhe kohëzgjatje, me hapësirë fizike, ventilim, higjienë të duarve dhe përdorim të maskave”.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here