Për shkak të rregullave të vendosura nga Komiteti i Ekspertëve, Teatri Kombëtar sikundër dhe të tjerë institucione të artit, nuk po zhvillojnë aktivitetin artistik në skenë. Ndodhur në këto kushte, institucioni më i rëndësishëm teatror në vend, këtë muaj të fundit të vitit, do të vijë me disa aktivitete artistike online. Në njoftimin e tij, Teatri Kombëtar shprehet se festat e fundvitit po afrojnë dhe së bashku me to vjen edhe shpresa, që do t’i rikthehemi së shpejti normalitetit.
Në aktivitetet, që janë menduar të transmetohen online gjatë këtij muaji, Teatri Kombëtar shprehet se do të jenë dhe disa nga premierat teatrore, që prej vitit 2014.
“𝗙𝗲𝘀𝘁𝗮𝘁 𝗲 𝗳𝘂𝗻𝗱𝘃𝗶𝘁𝗶𝘁 𝗽𝗼 𝗮𝗳𝗿𝗼𝗷𝗻𝗲̈, dhe së bashku me to vjen edhe shpresa që do t’i rikthehemi së shpejti normalitetit. Urojmë që, këtë 𝘃𝗶𝘁 𝘁𝗲̈ 𝗿𝗶, teatrot të rihapen dhe sallat të mbushen përsëri me ju, publik i mrekullueshëm. 𝗧𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿, i kushtëzuar nga rrethanat e shkaktuara nga 𝗰𝗼𝘃𝗶𝗱-19, vjen në muajin 𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁𝗼𝗿 me 𝗮𝗸𝘁𝗶𝘃𝗶𝘁𝗲𝘁𝗲 𝗮𝗿𝘁𝗶𝘀𝘁𝗶𝗸𝗲 𝗼𝗻-𝗹𝗶𝗻𝗲.
Do të transmetohen, për herë të parë në 𝗙𝗮𝗰𝗲𝗯𝗼𝗼𝗸-un e 𝗧𝗞, disa nga 𝗽𝗿𝗲𝗺𝗶𝗲𝗿𝗮𝘁 më të bukura që prej vitit 2014. Do të rikthehet përsëri cikli “𝗧𝗵𝗲 𝘀𝗵𝗼𝘄 𝗺𝘂𝘀𝘁 𝗴𝗼 𝗢𝗻”, me interpretimet më të mira nga aktorët e 𝗧𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶𝘁 𝗞𝗼𝗺𝗯𝗲̈𝘁𝗮𝗿. Gjithashtu, do të vazhdojmë me ciklin “𝗡𝗼𝘀𝘁𝗮𝗹𝗴𝗷𝗶𝗮 𝗲 𝗧𝗲𝗮𝘁𝗿𝗶𝘁” e plot surpriza të tjera për ju, të dashur miq”, bën me dije teatri.