Çuçi ministër i Brendshëm, Rama çon Ikonomin te Bujqësia

Kryeministri Edi Rama zbuloi pas gjashtë ditësh pritje, emrin e ri të ministrit të Brendshëm, Bledi Çuçin. Milva Ikonomi do të zërë vendin e Çuçit, duke u emëruar ministre e Bujqësisë.

Bledi Çuçi do të jetë pasuesi i Sandër Lleshajt në postin e ministrit të Brendshëm në Shqipëri. Lajmin e ka dhënë vetë kryeministri Edi Rama, në një postim në Twitter. Postin e Çuçit, si ministër Bujqësie do ta marrë Milva Ikonomi. Emrat i janë dërguar presidentit Ilir Meta për dekretim.

Presidenti Ilir Meta është prononcuar në lidhje me emërimin e Bledi Çuçit ministër të Brendshëm. “Nuk dua të flas për tema të brendshme. Jam njohur nga mediat me disa propozime.

Duhet të njihem me propozimet zyrtare, dhe përgjigjja do jetë më e shpejta e mundshme”, tha Meta, gjatë konferencës së përbashkët me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Rama njoftoi në rrjetin social se ka dërguar emrin e Bledi Çuçit tek presidenti Ilir Meta për ta dekretuar si ministrin e ri të Brendshëm në vend të Sandër Lleshaj, që dha dorëheqjen pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha, nga një efektiv policie. Në vend të Çuçit, në Ministrinë e Bujqësisë, Rama ka emëruar ish-ministren Milva Ikonomi.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here