Muzika që simbolizon BE-në është një fragment nga Simfonia IX e kompozuar në vitin 1823 nga Ludvig Van Beethoven, kompozitori që vendosi të hedhë në muzikë vargjet e poemës “Oda e gëzimit”, e shkruar nga Shileri në vitin 1785.

Himni nuk simbolizon vetëm BE-në, por Evropën, në një kuptim më të gjerë. Poema “Oda e gëzimit” shpreh vizionin idealist të Shilerit që dëshironte të gjithë të vëllazëroheshin – vision që e ndan edhe Beethoveni.

Në vitin 1972, Këshilli i Evropës e bëri këtë “Odë të gëzimit” himnin e vetë. Në vitin 1985 liderët e Evropës e përzgjodhën si himnin zyrtar të BE-së. Pa fjalë, në gjuhën universal të muzikës ky himn u jep zë idealeve evropiane të lirisë, paqes dhe solidaritetit.

Himni që dëgjohet kudo është një rregjistrim i vitit 1994 luajtur nga European Union Youth Ëind Orchestra, nën dirigjimin e André Reichling. Ky rregjistrim është kryer në Lizbonë në Teatro da Trindade.

Himni nuk synon të zëvendësojë himnet kombëtare të shteteve anëtare, por të festojë vlerat e përbashkëta. Himni interpretohet në kuadër të ceremonive zyrtare ku përfaqësohet BE-ja si dhe në përgjithësi në aktivitete të ndryshme me karakter evropian.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here