Lajm i shkëlqyer për të mposhtur virusin, vaksinimi para fundit të vitit

Me shumë mundësi qytetarët evropianë do të vaksinohen kundër COVID-19 përpara fundit të vitit. Agjencia Evropiane e Barnave bën të ditur se do të diskutojë miratimin e vaksinës kundër COVID-19, të prodhuar nga kompanitë farmaceutike BioNTech-Pfizer, gjatë një seance të jashtëzakonshme që do të mbahet në 21 dhjetor. Një autorizim i hyrjes në treg ka për të qenë i vlefshëm në të gjitha shtetet e BE-së, dhe do t’u lejojë atyre të përftojnë vaksinën në të njëjtën kohë.

Një ditë më parë, Ursula Von Der Leyen në Tëitter shkruante: “Çdo ditë vlen! Po punojmë me shpejtësi që të autorizojmë ato vaksina që janë të sigurta dhe me rezultat. I mirëpres lajmet që vijnë nga Agjencia Evropiane e Barnave për të diskutuar vaksinën e prodhuar nga BioNTech-Pfizer, para Krishtlindjes.  Mesa duket evropianët e parë do të vaksinohen para fundit të vitit 2020!”.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here