Piktori shqiptar me famë ndërkombëtare, Agim Sulaj, ka çelur në Tiranë ekspozitën “Heroes”, ku shfaq disa prej punëve më të mira. Piktori i njohur ka prezantuar 25 tablo në ekspozitën e tij. Në një reagim, piktori thotë se këtë herë ka dhe punë, që i dedikohen situatës së vështirë me pandeminë globale që po kalojmë, por ka dhe piktura të tjera me mbresa të pikturuara, si dhe tablo historike.

“Heroes”, një dedikim i situatës e vështirësive të krijuara nga covid-19 nëpërmjet një tabloje. Si dhe një zhytje me kujtime, mbresa të pikturuara e tablo historike. Por covid-19 nuk e ndalon krijimtarinë”, thotë piktori i cili hapi ekspozitën e tij në datën 11 dhjetor.

Agim Sulaj shprehet se ekspozita do të qëndrojë deri nga mesi i muajit shkurt të vitit që vjen. Por dhe pse një vit i vështirë, piktori ka vijuar të jetë pjesëmarrës në konkurse të ndryshme, sipas tij, duke marrë dhe vlerësime të reja. “Ky vit dhe pse shumë me vështirësi, nuk e ka frenuar aktivitetin tim. Jam i kënaqur, që jetës sime artistike i kam dhënë emocione, çmime e vlerësime të reja”, thotë ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here