Prokuroria nga Rumania, Laura Codruţa Kövesi është në krye të Zyrës së Prokurorisë Publike Evropiane. Ky do të jetë një organizëm i pavarur i BE-së përgjegjës për hetimin, ndjekjen penale dhe dërgimin në gjykatë të autorëve që shkelin dhe thyejnë ligjet duke vepruar kundër interesave financiare të BE-së (për shembull korrupsion, shkelje ndërkufitare në vlerën që TVSH-ja shkon mbi 10 milionë euro).
Sipas njoftimit që bëhet në faqen e Komisionit Evropian P (ec.europa.eu), prokuroria rumune Laura Codruţa Kövesi u emërua në krye të këtij Organizmi nga ana e Këshillit të Parlamentit Evropian, duke qenë e para kryeprokurore evropiane.
Në këto çaste janë 22 shtete që marrin pjesë në EPPO (Austria, Belgjika, Bullgaria, Kroacia, Qipro, Republika Ceke, Estonia, Finlanda, Franca, Gjermania, Greqia, Italia, Letonia, Lituania, Luksemburg, Malta, Vendet e Ulëta, Portugalia, Rumania, Sllovenia, Sllovakia, Spanja).
Aktiviteti i këtij organizmi do të nisë në fund të këtij viti. Zyrat do të jenë në Luksemburg.
Këshilli i Evropës emëroi në korrik të këtij viti prokurorët Evropianë të Zyrës së BE-së, të cilët janë si në vijim:
- Frédéric Baab
- Cătălin-Laurențiu Borcoman
- Jaka Brezigar
- Danilo Ceccarelli
- Gatis Doniks
- Yvonne Farrugia
- Teodora Georgieva
- Daniëlle Goudriaan
- Petr Klement
- Tomas Krušna
- Tamara Laptoš
- Katerina Loizou
- Ingrid Maschl-Clausen
- José Eduardo Moreira Alves d’Oliveira Guerra
- Juraj Novocký
- Andrés Ritter
- Maria Concepción Sabadell Carnicero
- Gabriel Seixas
- Kristel Siitam-Nyiri
- Harri Tiesmaa
- Yves Van Den Berge
- Dimitrios Zimianitis