Ditën e martë, më 1.12.2020 në mjediset e “Qendrës Rinore” të Tiranës në prani të drejtuesit të të Përfaqësisë Diplomatike të Rumanisë në vendin tonë SH. T. Ambasador Mircea Perpelea, kryetarit të Ligës së Arumunëve të Shqipërisë z. Ilia Gjoka, ish studentëve në institucionet arsimore të Rumanisë dhe miqve është përuruar portali informativ “arumun.com”.

Në takim e mbajtur këtë 1 dhjetor, datë që përkon dhe me Festën Kombëtare të Rumanisë, u përcollën edhe urimet për këtë datë të shënuar për shtetin rumun.

Në fillimi të fjalës së tij, SH.T. Ambasadori Perpelea përcolli urimet për të dyja festat kombëtare, të Shqipërisë dhe të Rumanisë të cilat janë shumë pranë si data, duke treguar edhe njëherë afrimitetin mes nesh.

Më tej, Ambasadori Perpelea foli për rolin e rëndësishëm që këto nisma në formë projektesh kanë në marrëdhëniet mes shteteve tona.

z. Perpelea u shpreh për të gjashta projektet që këtë vit janë mbështetur nga shteti rumun, duke theksuar rolin e tyre në drejtim të promovimit në fushën e kulturës dhe të edukimit.

Ndër të tjera ambasadori shprehu edhe rëndësinë që kanë faktet dhe argumentat historikë në këto marrëdhënie.

 “Çdo vit në këto 30 vjet të fundit nga 70-100 të rinj e të reja nga Shqipëria studiojnë në institucionet arsimore rumune, si bursierë të shtetit rumun”, u shpreh ambasadori. “Kudo ku shkoj është dikush që thotë se e njeh rumanishten, sepse ka studiuar në Rumani”, tha Ambasadori ndërsa vlerësoi se sot janë mijëra intelektualë në Shqipëri që janë formuar në institucionet rumune si mjekë, si profesorë, inxhinerë etj.

Portali informues dy gjuhësh (rumanisht dhe shqip) është i pari i këtij lloji i hapur në Shqipëri.

Kjo platformë është një mënyrë bashkëkohore, nëpërmjet të cilës shteti rumun përforcon kontaktet dhe marrëdhëniet e tij me komunitetet rumune dhe arumune jashtë kufijëve të të tij.

Kjo platformë informuese u bë e mundur falë mbështetjes së Departamentit të Rumunëve të Kundondodhur në bashkëpunim me Fondacionin “Harriet Martineau” në Tiranë i përfaqësuar nga Znj. Entela Binjaku, e cila ka ndjekur studimet e larta në Rumani.

Projekti me titull: “Arumun.com – zhvillimi i të parit portal informativ në gjuhën rumune në Shqipëri”, mbështetet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë- Departamenti për Rumunët e Kudondodhur (Rumani).

Portali do të shërbejë si një njësi informuese, promovuese dhe madje edhe përcjellëse e gjuhës, kulturës dhe të qytetërimit rumun. Portali do të mbajë në vëmendje zhvillimet kulturore e historike të pakicës arumune ndër vite.

Nëpërmjet kësaj hapësire mediatike, synohet promovimi i kulturës, i edukimit në Rumani, por edhe informimi i opinionit publik në lidhje me zhvillimet kryesore nga fusha sociale, ekonomike dhe publike në Rumani, duke përfshirë këtu edhe tematika që rrjedhin nga statusi i Rumanisë si vend i Bashkimit Europian.

Në rubrikat e tij do të botohen artikuj dhe informacione mbi Rumaninë, personalitetet arumune, kulturën, historinë, gjuhën, traditat etj. Për të vijuar aktivitetin, ky portal do të aplikojë për projekte të reja në mënyrë që të ruajë të njëjtin hap.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here