Lancohet programi i bursave për qytetarët e huaj të dhëna prej Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rumanisë

Është lancuar programi i bursave për qytetarët e huaj të dhëna prej shtetit rumun përmes Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ky program për vitin universitar 2021 – 2022, mbështetet në vendimin e Qeverisë  288/1993.

Bursat jepen për shtetasin e huaj që vijnë nga shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Evropian për studimet e nivelit të parë, master dhe doktoraturë. Në vijim gjeni edhe informacionet për programin dhe formularët e aplikimit. 

Ky program për vitin e ardhshëm universitar ka nisur të jetë i hapur prej datës 15 nëntor dhe do të vijojë deri në 30 prill 2021. 

Dy anekset dhe informacionet mbi këtë program mund të gjenden në: https://www.mae.ro/node/10250

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here