Prej 1 dhjetorit, Departamenti për Rumunët e Kudondodhur (DRP), ka shpallur thirrjen për sezonin e parë të projekteve për vitin 2021. Në njoftimin në fjalë, sqarohen e gjithë procedura, duke plotësuar një sërë dokumentesh të duhura. Kur të keni plotësuar të gjithë dokumentacionin e kërkuar, duhet ta dërgoni në format elektronik (scan PDF) në adresën e email-it: proiecte@dprp.gov.ro. Sakaq, në njoftimin zyrtar citohet që çdo aneks të bashkëlidhet si një dokument i vetëm si psh (Statut pdf). Nuk pranohen forma të  tjera si (JPEG, PNG etc.). Pas dërgimit me email të dokumentëve të përmendura, aplikuesit i përcillet numri i rregjistrimit të kërkesës. Më pas përmes email-it i kërkohen dokumente shtesë apo sqarime në funksion të specifikës së projektit, dhe aplikuesi ka detyrimin të përgjigjet brenda tre ditëve.

Njoftimi zyrtar

Departamenti për Rumunët e Kudondodhur (DRP) ka shpallur që prej fillimit të këtij muaji më 1 dhjetor 2020 thirrjen për sezonin e parë të projekteve për vitin 2021

Dokumentat e nevojshme për vlerësimin e projekteve janë:

Kërkesa për financim (Aneksi 1) që plotësohet në gjuhën rumune dhe firmoset nga përfaqësuesi ligjor i kërkuesit apo personi i ngarkuar për këtë.

Kjo kërkesë shoqërohet me dokumentat e mëposhtëme:

-Kopje e dokumentave të identitetit (sipas shtetit ku jetojnë) të përfaqësuesit ligjor të kërkuesit apo të apo personi I ngarkuar  nga ky si dhe të koordinatorit të projektit me shënimin: “në përputhje me origjinalin”.

– dokumenti i themelimit, statute, akti i  emërimit të drejtuesve, bashkë me modifikimin e fundit të këtyre, vendimi i gjykatës, apo vendimi i rregjistrimit, certifikata e rregjistrimit fiskal si dhe çdo lloj dokumenti që provon statusin juridik të aplikuesit sipas ligjeve të shtetit ku jeton (në kopje të përkthyera në rumanisht) me shënimin “në përputhje me origjinalin”.

Jetëshkrimi profesional i përfaqesuesit ligjor të kërkuesit apo të personit përgjegjës dhe të koordinatorit të projektit.

Deklaratat sipas Anekseve 5, 4, 6 dhe dokumente specifike sipas tipit të aktivitetit që po zhvillohet në kuadër të projektit sipas Aneksit 13.

Kërkesa për financim dhe dokumentat e përmendur më sipër duhen dërguar në format elektronik (scan PDF) në adresën e emaili: proiecte@dprp.gov.ro.

Është e nevojshme që çdo aneks të bashkëlidhet si një dokument i vetëm si psh (Statut pdf). Nuk pranohen forma të  tjera si (JPEG, PNG etc.).

Pas dërgimit me e-mail të dokumentëve të përmendura aplikuesit i  përcillet numri I rregjistrimit të kërkesës. Më pas përmes emailit i kërkohen dokumente shtesë apo sqarime në funksion të specifikës së projektit dhe aplikuesi ka detyrimin të përgjigjet brenda tre ditëve.

Për të lehtësuar procesin e ndërtimit të dosjes DRP-ja ka publikuar edhe “Udhërrëfyesin e financimeve 2021”.

Ndaj në të gjitha pikat nga 0-14 janë bashkëngjitur edhe dokumentet e nevojshme.

Jetëshkrimi profesional i përfaqesuesit ligjor të kërkuesit apo të personit përgjegjës dhe të koordinatorit të projektit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here