Kryeministri Rama njoftoi sot se u nis drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të sjellë sa më parë vaksinën anti COVID në Shqipëri.  

“Sigurimi i vaksinës sa më parë është një prioritet i luftës sonë kundër Armikut të Padukshëm, dhe s’do lemë gur pa luajtur që vaksina të fillojë të vijë sa më parë në Shqipëri! Kontakti sy më sy me prodhuesit e vaksinës i shërben këtij qëllimi. Rrugës për në Shtetet e Bashkuara”.

Më herët, kreu i qeverisë shqiptare ka njoftuar se në Shqipëri nuk do të futet vetëm një lloj të vaksinës anti-COVID, por të firmave të ndryshme që kanë dalë dhe do të dalin në treg. Vaksina do të jetë falas për të gjithë.

Vaksina anti-COVID nuk do të jetë e detyrueshme. Do të jetë vetë qytetari që do e bëjë këtë zgjedhje. Këtë e ka konfirmuar Shefja e Departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino.

Përpara se qytetarët të bëjnë zgjedhjen, duhet të informohen mirë, teksa hodhi poshtë të gjitha teoritë konspirative që kanë qarkulluar lidhur me vaksinat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here