Ekspozita “Plein air” vjen në edicionin e gjashtë në Tiranë, me 60 vepra në pikturë. Kjo ekpozitë vjen në Muzeun Historik Kombëtar. Pjesëmarrës në të janë 12 piktorë peisazhistë, që prezantojnë punët e tyre në pikturë.

Ndonëse në periudhë pandemie, ku vështirësitë janë në çdo fushë, ekspozita e tyre e përvitshme nuk mungoi dhe këtë vit. Ekspozita “Plein air 6” është me pjesëmarrjen e artistëve të njohur Agim Kadillari, Agron Polovina, Arsen Kurti, Buron Kaceli, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Pervathi, Sefedin Stafa, Xheneta Kadillari, Vangjo Vasili, Spiro Panariti e Rikarda Nenshati. Kryetar i grupit të artistëve të “Plein air” si dhe organizator e kurator i ekspozitës, piktori Agron Polovina thotë se si çdo vit përmban peizazhet që janë punuar nga artistët gjatë vitit.

Ekspozita që u hap të premten në Muzeun Historik Kombëtar, do të qëndrojë deri më datë 11 dhjetor për publikun, ku sipas organizatorëve duke respektuar dhe masat anti covid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here