“Festivali i filmit Antikorupsion”, “De ce eu?” pranë publikut shqiptar

Në datën 6 dhjetor, do të transmetohet në kanalin RTSH filmi rumun “De ce eu?”/ “Përse unë?”. Njoftimin në fjalë e ka përcjellë Ambasada Rumune në Shqipëri, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Edicioni e këtij viti të “Festivalit të filmit Antikorupsion” zhvillohet në kuadër të “Javës të integritetit”, e cila zhvillohet në harkun kohor 1-9 dhjetor 2020.

Festivali zhvillohet në kuadër të Javës së Integritetit II, ku synon: promovimin e integritetit dhe luftës kundër korrupsionit.

Filmi rumun “De ce eu/Përse unë?” është me regji të Tudor Giurgiu, dhe në të luajnë mjeshtërisht aktorët Emilian Oprea, Sore Mihalache, Andi Vasluianu, Mihai Constantin, Andreea Vasile, Dan Condurache, Olga Delia Mateescu dhe personazhe të tjerë po me kaq peshë. 

Njoftimi

6 dhjetor 2020, në orën 20.50 në #RTShFilm – Kemi kënaqësinë t’Ju njoftojmë se filmi rumun “De ce eu/Përse unë?” me regji të Tudor Giurgiu dhe me aktorët Emilian Oprea, Sore Mihalache, Andi Vasluianu, Mihai Constantin, Andreea Vasile, Dan Condurache, Olga Delia Mateescu dhe të tjerë. 

Ju rikojtojmë se “De ce eu? Përse unë” bën pjesë në serinë e filmave të cilat morrën pjesë ne “Festivalin Antikorrupsion” në Shqipëri. Filmi u vu në dispozicion të RTSH-së, Radio Televizionit Shqiptar nga ana e Ambasadës së Rumanisë në Tiranë nëpërmjet Institutit Kulturor Rumun 

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here