Kiço Londo është liruar sot nga detyra e drejtorit të Teatrit Kombëtar Eksperimental, “Kujtim Spahivogli”. Pas vendimit të Këshillit të Ministrave i publikuar në fletoren zyrtare, dhe i frmosur nga zëvendësministri Erion Braçe, vendin e tij e zë regjisori Altin Basha.

Mandati si drejtues i Teatrit Eksperimental, Londos i ka përfunduar në vitin 2018. Në garën që Ministria e Kulturës kishte çelur gjatë muajit tetor, kanë dorëzuar dosjet vetëm Altin Basha dhe Kiço Londo.

Vendimi i Këshillit të Ministrave:

PËR LIRIMIN DHE EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË TEATRIT KOMBËTAR EKSPERIMENTAL “KUJTIM SPAHIVOGLI”

Në mbështetje pikës 2, të nenit 100, të Kushtetutës, dhe të pikës 3, të nenit 9, të ligjit nr. 10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës,

Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 1. Z. Kiço Londo, drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”, lirohet nga kjo detyrë.

2. Z. Altin Basha emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Erion Braçe

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here