Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, njoftoi në një deklaratë për mediat se Shqipëria ka siguruar 100 mijë teste të shpejta për Covid-19.

Nga dita e hënë do të nisë testi i shpejtë i anti-genit. Sakaq, shefja e Departamentit të Sëmundjeve Infektive në Institutin e Shëndetit Publik, Silva Bino, tregoi se testi bëhet tek persona që janë në 5 ditët e para të infektimit dhe se rezultati del për 30 minuta.

Nëse do të ketë mbingarkesë në spitale, çfarë strategjie do të ndjekë Ministria? Manasirliu zbuloi se në çastin që do të evidentohet mbingarkesë në spitalet Covid, fillimisht do të hapen 5 spitalet e para rajonale.

Në skenar janë përfshirë gjithsej 11 spitale rajonale. Po kështu qetësoi qytetarët se spitalet rajonale janë të përgatitura dhe se janë realizuar të gjitha procedurat paraprake, në rast se do të jetë nevoja për të trajtuar pacientët me covid.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here