Ministria e Kulturës, pak ditë më parë ka shpallur  konkursin “E ardhmja është në origjinë”, për përzgjedhjen e “projekt design tip” në realizimin e produkteve më të mira (suvenireve) që përfaqësojnë vlerat dhe trashëgiminë kulturore.

“Ministria e Kulturës hap konkursin për përzgjedhjen e “Projekt design tip”, që do të mund të realizohet në formën e një suveniri, që kushdo që viziton Shqipërinë, të mund ta marrë me vete”, thuhet në reagimin e shpërndarë në rrjetin social.

Pandemia ka ndryshuar rrjedhën e jetës. Në kontekstin e ri të krijuar nga pandemia globale, del si nevojë urgjente gjetja e kanaleve të reja të komunikimit me publikun lidhur me artin dhe kulturën.

Konkursi ju adresohet projektuesve/dezinjatorëve të të gjitha moshave të cilët jetojnë, punojnë apo studiojnë në territorin e vendit. Duke iu dhënë mundësinë për të projektuar elementë të veçantë dhe gjithëpërfshirës nga folklori ynë dhe jo vetëm, që kapin dhe identifikojnë simbolika dhe elementë përfaqësimi të trevave tona mbi trashëgiminë. Prodhimi i këtyre produkteve do të klasifikohet më tej si “suvenir” dhe do të pasurojë fondin e relikeve kreative e që do të mund të shërbejnë për raste të ndryshme promovimi sikurse në: pritje, ceremoni, festivale, panaire, ekspozita, ngjarje të shënuara etj, apo edhe për shitje në të ardhmen, me qëllim promovimin e turizmit në vend nga artizanët e të gjitha trevave. Aplikimet të dërgohen me email në adresën: info@kultura.gov.al. Përzgjedhja e aplikantëve do të behet nga juria, e cila përmes votimit individual me pikëzim do të përzgjedhë punimet më të mira, dhe do të shpallë edhe tre fituesit.

Në përfundim Ministria e Kulturës do të mbështesë tre kandidatë.

Fituesi i çmimit të parë do të vlerësohet me 150,000 lekë

Fituesi i çmimit të dytë do të vlerësohet me 100,000 lekë

Fituesi i çmimit të tretë do të vlerësohet me 70,000 lekë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here