Aneksi i Bibliotekës, shumë shpejt do të kthehet në një qendër të re dialogu, në një hapësirë dedikuar librit por edhe teknologjisë, e hapur për gjithë brezat. Aneksi i Bibliotekës Kombëtare është një thesar i fshehur në qëndër të kryeqytetit.
Mijëra libra të fshehur, të pluhurosur, janë shpëtuar nga harresa. Aneksi i Bibliotekës është kthyer në një qendër të re komunikimi. Ky projekt është një investim i buxhetit të shtetit, që do të nxjerrë në dritë këtë thesar të fshehur në vite.
Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë, u themelua në 1920 më 10 korrik dhe u inaugurua më 10 dhjetor 1922.
Në momentin e përurimit si BKSh, 1922, ajo kishte rreth 6.000 vëllime. Për periudhën e paraluftës, spikat veprimtaria e saj në vitet e Mbretërisë Shqiptare (1928-1937), kur institucioni drejtohej nga atdhetari dhe lëvruesi i gjuhës shqipe Sotir Kolea.