Kreu i qeverisë Edi Rama, ka thënë haptazi se negociatat nuk varen nga kancelarja gjermane Angela Merkel, por nga Holanda. Në një intervistë televizive, kryeministri Rama ia ka faturuar dështimin e integrimit të vendit faktorëve të tjerë dhe aspak mospërmbushjes së kushteve që vendi duhet të përmbushë.

Sipas tij, shkak për pengesën është bërë Holanda, që ka probleme të brendshme për shkak të zgjedhjeve që mbahen atje vitin e ardhshëm. Mjaft i drejtëpërdrejtë, Rama sqaroi situatën, duke shigjetuar Holandën.

Duke qëndruar në të njëjtën linjë, ai sqaroi se Merkeli nuk premton dot negociata, për shkak se asgjë nuk varet nga ajo, por nga vendet e tjera. Rama tha se nuk mund t’i tregojë të gjitha sepse është kryeministër, por nuk hapen negociatat për shkak të disa interesave të brendshme.

“Deri mbrëmë është luftuar për kornizën negociatore. Haptazi nuk e kundërmojnë 10 vende. Thelbi këtu është se BE nuk merr dot veprim, nëse nuk janë të gjithë dakord. Historia nuk është se procesi nuk është i lidhur me çfarë bëjmë ne, për sa kohë një vend ose 5 vende kanë agjendën e tyre elektorale.

Ka zgjedhje në mars në Holandë. Jo sa herë bllokohemi ne, se është çështje e narrativave të brendshme. Gjatë gjithë kohës, kështu do të jetë ky proces.

Merkeli nuk premton dot negociata, sepse nuk varet nga ajo, por nga vendet e tjera. Sigurisht që Holanda nuk e do sepse ka zgjedhje në mars. Tani nuk flas dot, por do t’i them kur të  shkruaj ndonjë libër”, deklaroi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here