“Arumun.com” është portali më i ri në treg, ku do e gjejnë vend çdo grupmoshë, për shkak të tematikave të trajtuara. Një portal informues dy gjuhësh (rumanisht dhe shqip), i cili i jep mundësi qytetarëve për të naviguar aty ku gjuha e tyre ‘fle më mirë’.

Në një event të organizuar sot në Qëndrën Rinore të Tiranës, mblodhi bashkë njerëz të penës, trupën diplomatike dhe pjesëmarrës të fushave të ndryshme, ku  i bashkonte një qëllim i përbashkët. Ajo e gjuhës dhe daljes në treg të një web-i  të parë të këtij lloji, dhe në versionin me dy gjuhë.

Kjo platformë është një mënyrë bashkëkohore nëpërmjet të cilës shteti rumun përforcon kontaktet dhe marrëdhëniet e tij me komunitetet rumune dhe arumune jashtë kufijve të tij. E gjithë kjo nuk do të ishte konkretizuar falë  mbështetjes së Departamentit të Rumunëve të kudo ndodhur në bashkëpunim me Fondacionin “Harriet Martineau” në  Tiranë i përfaqësuar nga znj. Entela Binjaku, e cila ka ndjekur studimet e larta në Rumani.

 “Arumun.com”, zhvillimi i të parit portal informativ në gjuhën rumune në Shqipëri, mbështetet nga Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë- Departamenti për Rumunët. Portali do të shërbejë si një njësi informuese, promovuese dhe madje edhe përcjellëse e gjuhës, kulturës dhe të qytetërimit rumun. Portali do të mbajë në vëmendje zhvillimet kulturore e historike të pakicës arumune ndër vite.

Nëpërmjet kësaj hapësire mediatike, synohet promovimi i kulturës, i edukimit në Rumani, por edhe informimi i opinionit publik në lidhje me zhvillimet kryesore nga fusha sociale, ekonomike dhe publike në Rumani, duke përfshirë këtu edhe tematika që rrjedhin nga statusi i Rumanisë si vend i BE-së.

Në rubrikat e tij do të botohen artikuj dhe informacione mbi Rumaninë, personalitetet arumune, kulturën, historinë, gjuhën, traditat etj. Për të vijuar aktivitetin, ky portal do të aplikojë për projekte të reja, në mënyrë që të ruajë të njëjtin hap. Promovimi i këtij portali përkon me një datë të shënuar. Sot është Festa Kombëtare e Rumanisë, ku të pranishmit shkëmbyen urimet për këtë datë të shënuar për shtetin rumun.

Përurimi i portalit “Arumun.com” u bë në prani të drejtuesit të Përfaqësisë Diplomatike të Rumanisë në vendin tone, SH. T. Ambasador Mircea Perpelea, kryetarit të Ligës së Arumunëve të Shqipërisë, z. Ilia Gjoka, ish-studentëve në institucionet arsimore të Rumanisë dhe miqve. Në fjalën e marrë në këtë event, ambasadori Perpelea përcolli urimet për të dyja festat kombëtare, të Shqipërisë dhe të Rumanisë të cilat janë shumë pranë si data, duke treguar edhe njëherë afrimitetin mes vendeve dhe popujve tanë.

Më tej ambasadori Perpelea foli për rolin e rëndësishëm që këto nisma në formë projektesh, kanë në marrëdhëniet mes shteteve tona.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here