Komiteti i Ekspertëve njoftoi sot se do të vazhdojnë të jenë në fuqi masat e vendosura më parë, deri në një periudhë pa afat. Komiteti ka mohuar të ketë propozuar pranë qeverisë një plan për mbylljen e Shqipërisë gjatë fundjavës.

Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, njëherësh dhe anëtare e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, nuk ka përjashtuar masa të tjera kufizuese gjatë festave të fundvitit.

Në një deklaratë për mediat, Rakacolli tha se asgjë nuk përjashtohet, dhe se gjithçka do varet nga situata. “Ne jemi disa javë larg Krishtlindjeve, dhe shohim që situata po vijon e njëjtë. Nëse do ndryshojmë për më mirë, nëse qytetarët bashkëpunojnë me autoritetet, këto masa do ndryshojnë për mirë.

Nëse ato do ndryshojnë për keq, atëherë do të qëndrojnë në fuqi, por dhe mund të ketë masa të tjera”, u shpreh Rakacolli.

Komiteti i Ekspertëve apeluan ndaj qytetarëve që të vijojnë të respektojnë masat. Po ashtu kërkuan që këtë vit festat të bëhen ndryshe, dhe të gjithë të festojnë në familjen e vogël.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here