Specialistët e Drejtorisë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore-Vlorë, dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore, kryen gërmime arkeologjike shpëtimi në varrezën antike (Nekropolin) dhe qytetin e sipërm (Akropolin) të Amantias.

 Në një njoftim të shpërndarë në Facebook, DRTK Vlorë shprehet se kanë dalë në dritë zbulime arkeologjike, ku janë bërë dhe dokumentime të objekteve.

U gërmua dhe u dokumentua varri me muraturë tulle, i cili ishte dhunuar nga akte vandale në muajin gusht të këtij viti, gjatë punimeve për gërmimin e varrit monumental në hyrje të parkut arkeologjik. Nga gërmimi i tij u zbulua dhe dokumentua një inventar i pasur objektesh arkeologjike, kryesisht enë qeramike.

“Përgjatë kësaj jave specialistët e D.R.T.K-Vlorë dhe I.K.T.K kryen gërmime arkeologjike shpëtimi në varrezën antike (Nekropolin) dhe qytetin e sipërm (Akropolin) të Amantias. Në zbatim të vendimit Nr. 280, datë 17.08.2020 të Këshillit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore Materiale, u gërmua dhe dokumentua varri me muraturë tulle, i cili ishte dhunuar nga akte vandale në muajin gusht të këtij viti gjatë punimeve për gërmimin e varrit monumental në hyrje të parkut arkeologjik. Nga gërmimi i tij u zbulua dhe dokumentua një inventar i pasur objektesh arkeologjike, kryesisht enë qeramike. Varri nga një vlerësim paraprak duhet ti përkasë shek. III-II p.Kr. Gjithashtu në zbatim të vendimit Nr. 381 datë 06.11.2020 të K.K.T.K.M, u krye dokumentimi i një varri cist pranë hyrjes monumentale në akropolin e Amantias. Nga gjetjet e inventarit varri rezulton se i përket periudhës otomane, duke na dhënë për herë të parë një informacion të rëndësishëm për vendbanimin e kësaj periudhe. Krahas pasurimit të parkut arkeologjik me monumente të reja për t’u vizituar dhe të dhëna me rëndësi për historinë e qendrës antike, nga gërmimet e këtij viti u rikuperuan objekte të një rëndësie të veçantë që do të pasurojnë stendat e muzeve lokal dhe kombëtar”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here