Ekspozita “Etërit e Pavarësisë”, që përmban portretet e 40 firmëtarëve të aktit të pavarësisë së Shqipërisë, ka hapur siparin në Muzeun Historik Kombëtar.

Në kuadër të festave të nëntorit, Muzeu Historik Kombëtar, në bashkëpunim me piktorin Arben Morina çelën ekspozitën që përmban portretet  e 40 firmëtarëve. I pranishëm në hapjen e kësaj ekspozite, piktori Arben Morina u shpreh mes të tjerave se “Etërit e Pavarësisë” ka një rëndësi të veçantë për atë, si autor i saj.

 “Për mua kjo ekspozitë ka një rëndësi të veçantë, dhe kam ndjerë gjithçka që kam bërë pasi vetë gjyshi im Zihni Abas Kanina Hamzaraj, ishte një nga nismëtarët e shpalljes së pavarësisë”, tha artisti Morina. Ekspozita “Etërit e Pavarësisë”, u organizua në kuadër të manifestimeve të nëntorit.

Sakaq, në fjalën e tij përshëndetëse, Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dr. Dorian Koçi, u shpreh se kjo ekspozitë është një kombinim i përkryer i portreteve në pikturë të etërve tanë të 40 firmëtarëve të pavarësisë, dhe objekteve të tyre personale që ndodhen në Muzeun Historik Kombëtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here