Andon Kristo kthehet tek rrënjët: Gëzohem shpirtërisht kur flas apo dëgjoj të flitet arumanisht

Intervistë me Andon Kriston: “Duhet një qasje aktive e vetë komunitetit për të njohur, ruajtur e zhvilluar trashëgiminë kulturore arumune”

Poeti dhe ekonomisti, Andon Kristo, me origjinë arumune, u lind më 02.10.1948 në Korçë. Ka dy fëmijë, një vajzë e një djalë. Jeton dhe krijon në Elbasan. Kreu Fakultetin e Ekonomisë në Universitetin e Tiranës. Aktualisht punon në Studion e tij “ATK Auditing” shpk si auditues ligjor, konsulencë financiare, etj.

Ai ka një përvojë të pasur në fushën e ekspertizës si ekonomist duke spikatur në disa pozicione drejtuese. I kualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë si psh.në SHBA ku ka ndjekur seminarin për njohuri të thelluara në Ekonominë e Tregut, organizuar nga Universiteti Nebraskës etj., ai dallon edhe për aktivitete në fushën e publicistikës dhe të letrave.

Ndër to përmendim: nga viti 1992 ka botime artikuj, poezi, përkthime në revistën “Fratsia”, organ i SC “Aromanii din Albania”. Nga viti 2011, botime artikujsh në revisten “Armanamea”, organ i SC “Aromanii din Albania, filiali Durrës. Si njohës i disa gjuhëve si: arumanisht (gjuha e nënës), rumanisht, shqip, rusisht, frëngjisht, italisht, anglisht. Andon Kristo ka një aktivitet të pasur veçanërisht në fushën e përkthimeve.

Ndër to përmendim: Nga shqip-arumanisht romani “Lulja e Përgjakur” e autorit Dhimo Tarusha. Nga shqip-arumanisht: “Tragjedia e Voskopojës” e autorit Dhori Fallo. Nga shqip-arumanisht: “Kronologjia e jetës së Aleksandrit të Madh” e autorit Italian Pietro Citatti. Nga arumanisht-shqip: “PoeziArumune” antologji me autorë klasikë e bashkëkohës. Ngarumanisht-shqip: “Ibrahim Themo, personalitet ballkanik” iautorit Tanase Bujduveanu.  Në vitin 2004 ka marrë titullin “Njeriu i vitit” nga revista “Bana Armaneasca”, Bukuresht. Ka qenë i nderuar me mirënjohje në festvalin “Kostandin Belimaçe” në Shkup, etj.

z. Kristo, si keni arritur ta ruani kaq mirë gjuhën arumune dhe sa e përdorni në familjen tuaj?

A. KRISTO: Unë kam lindur në vitin 1948 në familje arumune nga të dy prindërit. Isha fëmije i gjashtë, dhe pas 4 vjetësh lindën edhe dy të tjerë. Pra 8 fëmijë. Për arsye të ekonomisë blegtorale, ishim të detyruar të lëviznim dimrit në fushë, afër detit në Ksamil; dhe verës në mal, kryesisht mbi Voskopojë. Këtë mënyrë jetese e kemi bërë deri nëvitin 1958, kur u vendosëm ne Elbasan. Deri sa hyra në klasën e parë, në vitin 1956, unë kam folur vetem arumanisht. Kur hyra në shkollë mesova gjuhen shqipe. Por ne familje flisnim vetem arumanisht, gjate gjithe kohës. Kështu e kam ruajtur gjuhën edhe gruaja ime ishte arumune. Të dy fëmijët e mi, vajzë e djalë, mësuan ne familje arumanishten dhe e flasin shumë mirë edhe sot.

Ju jeni ndër kontribuesit kryesorë në vendin tonë në drejtim të ruajtjes dhe shpërndarjes së dialektit tonë? Ku e gjeni motivimin për këtë angazhim?

A. KRISTO: Lidhja ime me gjuhën e nënës, gjuhën e qumështit, është natyrale. Gëzohem shpirterisht kur flas apo dëgjoj të flitet arumanisht. Pra janë rrënjët që ma ushqejnë këtë emocion, që mund ta quaj dashuri e pa shuar. Ndërkaq pas viti 1990 u njoha edhe me literaturën e botuar prej disa shekujsh në arumanisht, nga klasikët tanë. Janë të gjithë faktorët që përbëjnë atë që quhet “antropologji kulturale”.  Kësisoj emocionet e mia i kam shprehur edhe me publicistikën e botuar armuanisht në revistën “Frâtia”,  “Aromânii din Durâs”, apo në revista të tjera jashtë Shqipërisë si “Desteptarea”, “Albanezul”, “Zborul a nostru”, apo edhe  në Maqedoni, Bulgari, etj.

Po ashtu kam përkthyer në arumanisht 6 libra si romanin “Lilicea Sândzinatâ’, “Traghedia ali Muscopuli”,  “ Ibrahim Temo, personalitet a lumii Balcaniche” , “Socrat Buba”, etj.

Sipas jush në këto 30 vitet e fundit të lirisë së ushtrimit të të drejtave të pakicave cila është gjendja e pakicës arumune? Sa njihet, sa është sipas jush përmasa reale e këtij komuniteti në vendin tonë?

A. KRISTO: Sa i takon situatës së arumunëve në Shqipëri, aktualisht, gjendja paraqitet e tillë:a. Ka ende një numër  që vjen duke u zvogëluar, i cili e flet  arumanishten, kryesisht nga ata që kanëardhur vonë në qytete.b. Ka një numër, të moshës mbi 50 vjeç që e kuptojnëdhe flasin disa fjalë.c. Ndërsa pjesa e të rinjve dhe atyre nën 50 vjeç as nuk e kuptojne e rrjedhimisht as e flasin.

Arsyet e kësaj gjendje janë: Mos perdorimi i  arumanishtes as ne shkolla, as ne jeten shoqerore e zyrtare.  Edhe disa përpjekje që janë bërë privatiasht mbas vitit 1990 me ndonjë kurs të gjuhës nuk kanësjellë ndonjë ndryshim evident.  

Sa i takon numurit të arumunëve në Shqipëri, aktualisht nuk mund të themi se kanë lëvizur jashtë shumë. Por mund të themi se bazuar në rregjistrimin e vitti 1937 kur popullsia  në Shqipëri ishte 1.095.000 banorë gjithesej; arumunë ishin 75.000 banorë.

Sot Shqipëria ka arritur në më shumë se 4 miljon banorë, pavarësisht se ku jetojnë, pra rritja është me 4 herë. 

Ju jepni lajmet në arumanisht në RTSH 2 cdo ditë nga e hëna në të premte. Sa mendoni se ka ndikuar kjo formë komunikimi për njohjen e dialektit arumun në vendin tonë?

A. KRISTO: Pas daljes së ligjit “Për të Drejtat e Minoriteteve”  televizioni publik shqiptar ka filluar emetimin e lajmeve në gjitha këto gjuhë, midis tyre edhe nëarumanisht. Është një emision, aktualisht, prej 5 minutash nga e hëna deri te premten. Dihet që minoritete kudo janëbilingve. Kështu që lajmi në vetvete nuk është vetëm dije, por që komuniteti ta degjojë në gjuhën e tij. Sa i takon pyetjes tuaj, me të drejtë, sa ndikon për njohjen e dialektit arumun. Është mundësia, por varet se sa dëgjohet, sa tëinteresuar jane njerëzit për t’i ndjekur. Pak reagime kam pasur. 

Le të ndalemi pak tek gjuha, cfarë do të ndihmonte sipas jush që kjo gjuhë të mos shuhej dhe të vazhdonte të ruhej?

A. KRISTO: Për t’u ruajtur e folura arumanishte duhet tëflitet në familje, për ata që duan ta ruajnë. Shembuj të tillëka, megjithëse me pakicë.  Si në çdo komunitet pakicë ky është problem.

Po ku mësohet të themi gjuha shqipe? Në familje, çerdhe, kopësht, shkollë, radio, televizion, për arumunët tradicionalisht meqë jane ortodoksë, edhe në kishë. Abetare, libra këndimi, këngë, poezi, romane, filma, ka plot në arumanisht. Por ka standarte se si mësohet gjuha, duhen kurikulat të miratuara nga shteti, dhe mbi bazën e këtyre standarteve të vihen në sistemin arsimor, për ta bërë më të lehtë njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e saj. 

Cilat janë disa nga zonat më të njohura të komunitetit arumun në vendin tonë?

A. KRISTO: Zonat më të njohura historikisht në vendin tonëjanë: Korça dhe fshatrat Voskopojë, Plasë, Shipskë. Kolonja dhe fshatra, Përmeti dhe fshatra, Gjirokastra dhe fshatra, Delvina dhe fshatra, Saranda dhe fshatra, Vlora dhe fshatra, Berati dhe Fshatra, Fieri dhe fshatra, Lushnja dhe fshatra, Diviaka, Rrogozhina, Kavaja, Durresi, Tirana, Elbasani dhe fshatra, Grabova, Pogradeci dhe fshatrat Llëngë, Nicë.

Cili është shkurtimisht historiku i arumunëve në vendin tonë? Që kur ka nisur të flitet kjo gjuhë?Pse nuk u shkrua në të gjithë këto vite?

A. KRISTO: Arumunët janë në të gjithë Ballkanin. Kjo hapësirë është e banuar prej shekujsh nën disa perandori. Dhe në këto perandori  njerëzit lëviznin lirshëm. Pas Perandorisë së fundit, asaj Otomane, u krijuan shtete nacionale. Arumunët mbetën në të gjitha këto shtete, por pa të tyrin; apo të themi që u bënë pjesë integrale e shteve që u krijuan.

Mbas vitit 1864 kur është hapur e para shkollë për komunitetin arumun në Tërnovo, sot në Maqedoni nga arumuni Dhimitri Athanaescu, në të gjitha Ballkanin u hapën mbi 100 shkolla si dhe 5 lice që përgatisnin mësues, në Berat, Korçë, Manastir, Janinë dhe Selanik. Shkollat dhe licete nuk funskionuan gjatëLuftës së Parë Botërore si dhe pas saj vazhduan dëri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Pas kësaj të gjitha u mbyllën. Duhet thënë se të gjitha këto financoheshin nga shteti Rumun për komunitetin arumun.

Cfarë mendoni se do të duhet të bëhet më mirë në të ardhmen? Ku janë pikat e dobta të organizimit të arumunëve në vendin tonë? Po pikat më të forta?

A. KRISTO: Sa i takon të ardhmes. Me miratimin e ligjit, si dhe plotësimi i tij me kuadrin nën ligjor, shteti shqiptar ka bërë hapin e madh për sa i takon detyrave të veta sipas standarteve Europeane. Natyrisht detyra e tij nuk ndalon vetëm me kaq. Duhet të realizohen në praktikë këto të drejta. Por ajo që më mundon shpirtërisht është se duhet njëqasje aktive e vetë komunitetit për të njohur, ruajtur e zhvilluar; filluar nga familja, atë trashëgimi kulturore, themeli i se cilës është GJUHA !

Gjithë komuniteti, vecanërisht intelektualët duhet të kenë njëqasje me llërë përveshur, pra me kontribut sejcili me sa ka mundësi. Të afrohen të rinjtë, sidomos ata që e dinë arumanishten, të jenë shembull edhe në drejtimin dhe realizimin e të drejtave që na takojnë siaps standarteve Europeane. Mendoj se duhet të rishihet edhe puna që duhet të bëjnë në këtë stad të ri shoqatat e krijuara.

Intervistë me Andon Kriston: “Duhet një qasje aktive e vetë komunitetit për të njohur, ruajtur e zhvilluar trashëgiminëkulturore arumune”

Poeti dhe ekonomisti, Andon Kristo, me origjinë arumune, u lind më 02.10.1948 në Korçë. Ka dy fëmijë, një vajzë e një djalë. Jeton dhe krijon në Elbasan. Kreu Fakultetin e Ekonomisënë Universitetin e Tiranës.  Aktualisht punon në Studion e tij“ATK Auditing” shpk si auditues ligjor, konsulencë financiare, etj. Ai ka një përvojë të pasur në fushën e ekspertizës siekonomist duke spikatur në disa pozicione drejtuese. I kualifikuar brenda dhe jashtë Shqipërisë si psh.në SHBA ku ka ndjekur seminarin për njohuri të thelluara në Ekonominë e Tregut, organizuar nga Universiteti Nebraskës etj., ai dallonedhe për aktivitete në fushën e publicistikës dhe të letrave. Ndërto përmendim: nga viti 1992 ka botime artikuj, poezi, përkthimenë revistën “Fratsia” organ i SC “Aromanii din Albania”. Ngaviti 2011, botime artikujsh në revisten “Armanamea” organ i SC “Aromanii din Albania, filiali Durrës. Si njohës i disa gjuhëvesi: arumanisht (gjuha e nënës), rumanisht, shqip, rusisht, frëngjisht, italisht, anglisht Andon Kristo ka një aktivitet tëpasur vecanërisht në fushën e përkthimeve.   

Ndër to përmendim: Nga shqip-arumanisht: romani “Lulja e Përgjakur” e autorit Dhimo Tarusha. Nga shqip-arumanisht: “Tragjedia e Voskopojës” e autorit Dhori Fallo. Nga shqip-arumanisht: “Kronologjia e jetës së Aleksandrit të Madh” e autorit Italian Pietro Citatti. Nga arumanisht-shqip: “PoeziArumune” antologji me autorë klasikë e bashkëkohës. Ngarumanisht-shqip: “Ibrahim Themo, personalitet ballkanik” iautorit Tanase Bujduveanu. Në vitin 2004 ka marrë titullin“Njeriu i vitit” nga revista “Bana Armaneasca”, Bukuresht. Ka qenë i nderuar me mirënjohje në festvalin “Kostandin Belimaçe” në Shkup, etj.

z. Kristo, si keni arritur ta ruani kaq mirë gjuhën arumune dhe sa e përdorni në familjen tuaj?

A. KRISTO: Unë kam lindur në viitn 1948 në familje arumune  nga të dy prindërit. Isha fëmije i gjashtë, dhe pas 4 vjetësh lindën edhe dy të tjere. Pra 8 fëmijë. Për arsye tëekonomisë blegtorale, ishim të detyruar të lëviznim dimrit në fushë, afër detit në Ksamil; dhe verës në mal, kryesisht mbi Voskopojë. Këtë mënyrë jetese e kemi bërë deri nëvitin 1958, kur u vendosëm ne Elbasan. Deri sa hyra nëklasën e parë, në vitin 1956, unë kam folur vetem arumanisht. Kur hyra në shkollë mesova gjuhen shqipe. Por ne familje flisnim vetem arumanisht, gjate gjithe kohës. Kështu e kam ruajtur gjuhën edhe gruaja ime ishte arumune. Të dy fëmijët e mi, vajzë e djalë, mësuan ne familje arumanishten dhe e flasin shumë mirë edhe sot.

Ju jeni ndër kontribuesit kryesorë në vendin tonë në drejtim të ruajtjes dhe shpërndarjes së dialektit tonë? Ku e gjeni motivimin për këtë angazhim?

A. KRISTO: Lidhja ime me gjuhën e nënës, gjuhën e qumështit, është natyrale. Gëzohem shpirterisht kur flas apo dëgjoj të flitet arumanisht. Pra janë rrënjët që ma ushqejnë këtë emocion, që mund ta quaj dashuri e pa shuar. Ndërkaq pas vitti 1990 u njoha edhe me literaturën e botuar prej disa shekujsh në arumanisht, nga klasikët tanë. Janë tëgjithë faktorët që përbëjnë atë që quhet “antropologji kulturale”.  Kësisoj emocionet e mia i kam shprehur edhe me publicistikën e botuar armuanisht në revistën “Frâtia”,  “Aromânii din Durâs”, apo në revista të tjera jashtëShqipërisë si “Desteptarea”, “Albanezul”, “Zborul a nostru”, apo edhe  në Maqedoni, Bulgari, etj.

Po ashtu kam përkthyer në arumanisht 6 libra si romanin “Lilicea Sândzinatâ’, “Traghedia ali Muscopuli”,  “ Ibrahim Temo, personalitet a lumii Balcaniche” , “Socrat Buba”, etj.

Sipas jush në këto 30 vitet e fundit të lirisë së ushtrimit të të drejtave të pakicave cila është gjendja e pakicës arumune? Sa njihet, sa është sipas jush përmasa reale e këtij komuniteti në vendin tonë?

A. KRISTO: Sa i takon situatës së arumunëve në Shqipëri, aktualisht, gjendja paraqitet e tillë:a. Ka ende një numër  që vjen duke u zvogëluar, i cili e flet  arumanishten, kryesisht nga ata që kanëardhur vonë në qytete.b. Ka një numër, të moshës mbi 50 vjeç që e kuptojnëdhe flasin disa fjalë.c. Ndërsa pjesa e të rinjve dhe atyre nën 50 vjeç as nuk e kuptojne e rrjedhimisht as e flasin.

Arsyet e kësaj gjendje janë: Mos perdorimi i  arumanishtes as ne shkolla, as ne jeten shoqerore e zyrtare.  Edhe disa përpjekje që janë bërë privatiasht mbas vitit 1990 me ndonjë kurs të gjuhës nuk kanësjellë ndonjë ndryshim evident.  

Sa i takon numurit të arumunëve në Shqipëri, aktualisht nuk mund të themi se kanë lëvizur jashtë shumë. Por mund të themi se bazuar në rregjistrimin e vitti 1937 kur popullsia  në Shqipëri ishte 1.095.000 banorë gjithesej; arumunë ishin 75.000 banorë.

Sot Shqipëria ka arritur në më shumë se 4 miljon banorë, pavarësisht se ku jetojnë, pra rritja është me 4 herë. 

Ju jepni lajmet në arumanisht në RTSH 2 cdo ditë nga e hëna në të premte. Sa mendoni se ka ndikuar kjo formë komunikimi për njohjen e dialektit arumun në vendin tonë?

A. KRISTO: Pas daljes së ligjit “Për të Drejtat e Minoriteteve”  televizioni publik shqiptar ka filluar emetimin e lajmeve në gjitha këto gjuhë, midis tyre edhe nëarumanisht. Është një emision, aktualisht, prej 5 minutash nga e hëna deri te premten. Dihet që minoritete kudo janëbilingve. Kështu që lajmi në vetvete nuk është vetëm dije, por që komuniteti ta degjojë në gjuhën e tij. Sa i takon pyetjes tuaj, me të drejtë, sa ndikon për njohjen e dialektit arumun. Është mundësia, por varet se sa dëgjohet, sa tëinteresuar jane njerëzit për t’i ndjekur. Pak reagime kam pasur. 

Le të ndalemi pak tek gjuha, cfarë do të ndihmonte sipas jush që kjo gjuhë të mos shuhej dhe të vazhdonte të ruhej?

A. KRISTO: Për t’u ruajtur e folura arumanishte duhet tëflitet në familje, për ata që duan ta ruajnë. Shembuj të tillëka, megjithëse me pakicë.  Si në çdo komunitet pakicë ky është problem.

Po ku mësohet të themi gjuha shqipe? Në familje, çerdhe, kopësht, shkollë, radio, televizion, për arumunët tradicionalisht meqë jane ortodoksë, edhe në kishë. Abetare, libra këndimi, këngë, poezi, romane, filma, ka plot në arumanisht. Por ka standarte se si mësohet gjuha, duhen kurikulat të miratuara nga shteti, dhe mbi bazën e këtyre standarteve të vihen në sistemin arsimor, për ta bërë më të lehtë njohjen, ruajtjen dhe zhvillimin e saj. 

Cilat janë disa nga zonat më të njohura të komunitetit arumun në vendin tonë?

A. KRISTO: Zonat më të njohura historikisht në vendin tonëjanë: Korça dhe fshatrat Voskopojë, Plasë, Shipskë. Kolonja dhe fshatra, Përmeti dhe fshatra, Gjirokastra dhe fshatra, Delvina dhe fshatra, Saranda dhe fshatra, Vlora dhe fshatra, Berati dhe Fshatra, Fieri dhe fshatra, Lushnja dhe fshatra, Diviaka, Rrogozhina, Kavaja, Durresi, Tirana, Elbasani dhe fshatra, Grabova, Pogradeci dhe fshatrat Llëngë, Nicë.

Cili është shkurtimisht historiku i arumunëve në vendin tonë? Që kur ka nisur të flitet kjo gjuhë?Pse nuk u shkrua në të gjithë këto vite?

A. KRISTO: Arumunët janë në të gjithë Ballkanin. Kjo hapësirë është e banuar prej shekujsh nën disa perandori. Dhe në këto perandori  njerëzit lëviznin lirshëm. Pas Perandorisë së fundit, asaj Otomane, u krijuan shtete nacionale. Arumunët mbetën në të gjitha këto shtete, por pa të tyrin; apo të themi që u bënë pjesë integrale e shteve që u krijuan.

Mbas vitit 1864 kur është hapur e para shkollë për komunitetin arumun në Tërnovo, sot në Maqedoni nga arumuni Dhimitri Athanaescu, në të gjitha Ballkanin u hapën mbi 100 shkolla si dhe 5 lice që përgatisnin mësues, në Berat, Korçë, Manastir, Janinë dhe Selanik. Shkollat dhe licete nuk funskionuan gjatëLuftës së Parë Botërore si dhe pas saj vazhduan dëri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore. Pas kësaj të gjitha u mbyllën. Duhet thënë se të gjitha këto financoheshin nga shteti Rumun për komunitetin arumun.

Çfarë mendoni se do të duhet të bëhet më mirë në të ardhmen? Ku janë pikat e dobta të organizimit të arumunëve në vendin tonë? Po pikat më të forta?

A. KRISTO: Sa i takon të ardhmes. Me miratimin e ligjit, si dhe plotësimi i tij me kuadrin nën ligjor, shteti shqiptar ka bërë hapin e madh për sa i takon detyrave të veta sipas standarteve Europeane. Natyrisht detyra e tij nuk ndalon vetëm me kaq. Duhet të realizohen në praktikë këto të drejta. Por ajo që më mundon shpirtërisht është se duhet njëqasje aktive e vetë komunitetit për të njohur, ruajtur e zhvilluar; filluar nga familja, atë trashëgimi kulturore, themeli i se cilës është GJUHA !

Gjithë komuniteti, vecanërisht intelektualët duhet të kenë njëqasje me llërë përveshur, pra me kontribut sejcili me sa ka mundësi. Të afrohen të rinjtë, sidomos ata që e dinë arumanishten, të jenë shembull edhe në drejtimin dhe realizimin e të drejtave që na takojnë siaps standarteve Europeane. Mendoj se duhet të rishihet edhe puna që duhet të bëjnë në këtë stad të ri shoqatat e krijuara.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here