23 Maji është një datë e shënuar për arumunët kudo ku ata jetojnë. Prej vitit 1905 kjo datë njihet Dita Kombëtare e Arumunëve. Në nderim të saj komuniteti përkushtohet dhe e feston në mënyra të ndryshme. Komuniteti arumun njihet nga shoqëria shqiptare dhe respektohet shumë për cilësitë dhe virtytet që ai ka.
