Vizitë pune në Qytetin e Pogradecit e Ambasadorit të Rumanisë

Të martën e datës 13 tetor 2020 në zyrën e kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, zotit Ilir Xhakolli, në një bisedë pune të dy nënkryetarëve të saj, zonjës Entela Gusho dhe zotit Paskalino Ziko, me Ambasadorin e Rumanisë në Shqipëri, Shkëlqesinë e Tij, zotin Mirçea Perpelea, në sallën kryesore të Bashkisë u përurua libri i këtij të fundit dhe i Marçel Popeskut “Miqësi në kohëra”. Shqipërimi dhe parathënia e këtij libri mban emrin e mirënjohur të akademikut Kopi Kyçyku. 

Morën pjesë qytetarë pogradecarë, anëtarë të Shoqatës Kulturore Arumune “Niça” dhe kryetari i saj, zoti Dhimitri Tanellari.  Ky aktivitet u drejtua nga  Andi Kosta.

Gjatë qëndrimit në Pogradec, Ambasadori rumun, Prof. Univ. Dr. ShT Mirçea Perpelea, bëri një vizitë në mjediset e firmës “Thomas Enkelana”, që prodhon një gamë të gjerë artikujsh, që nga kafja e deri tek likernat e uiski, që i tregton me sukses brenda vendit, por edhe në kontinentet evropian e amerikan. Pronari i saj, zoti Thoma Tori, përcolli  me fakte prekëse, rolin e rëndësishëm që luajnë arumunët, si element stabiliteti e progresi kudo që fati i ka çuar, dhe si ndërlidhës i popujve shqiptar e rumun. Ambasadori falenderoi për pritjen e ngrohtë që iu rezervua dhe shprehu kënaqësinë për arritjet e firmës “Thomas Enkelana”.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here