Vendosja e bustit e historianit dhe politikanit të madh rumun Nicolae Iorga në Sarandë

Sipas  njoftimit të datës 19.11.2016 të ndodhur në faqen zyrtare të AMBASADËS SË RUMANISË në Republikën e Shqipërisë (tirana.mae.ro) 

“Në datën 19 nëntor 2016, në Sarandë, në prani të Ambasadorit të Rumanisë SH.T.Z. Mircea Perpelea, u bë ceremonia e vendosjes të bustit të historianit dhe politikanit të madh rumun Nicolae Iorga, organizuar nga Instituti Kulturor Rumun – IKR në partneritet me Ambasadën e Rumanisë në Tiranë, Fondacionin „Nicolae Iorga” nga Saranda dhe me mbështetjen e Bashkisë Sarandë. 

 “Busti u realizua me mbështetjen e IKR, nga ana e skulptorëve me origjinë arumune Z. Zisa Musha dhe Z. Mario Musha nga Fieri. Ky është busti i parë i një personaliteti nga Rumania i vendosur në Shqipëri.

Në këtë ceremoni e cila u mbajt në afërsi të Shtëpisë „Iorga” në shëtitoren „Hasan Tahsini”, morën pjesë zyrtarë të shtetit shqiptar dhe rumun, përfaqësues të autoriteteve vendore si dhe të arumunëve të zonës, personalitete te jetës social-politike dhe kulturore të të dyja vendeve dhe një publik i gjërë.

Në fjalën hapëse, Ambasadori i Rumanisë cilësoi edhe njëherë domosdoshmërinë e arritjes të një marveshje për kthimin e shtëpisë të Nicolae Iorga, e cila në të ardhmen të funksionojë ashtu si dhe vetë Nicolae Iorga e kishte menduar një shtëpi kulture rumuno-shqiptare. Nënvizoi gjithashtu faktin se vendi ynë është i gatshëm të japë mbështetje dëshirës se popullit shqiptar për t’ju bashkuar familjes Evropiane në një të ardhme të afërt.

I pranishëm në ceremoni, Z. Fate Velaj këshilltar për diplomaci kulturore dhe rilindje evropiane,  në cilësinë e përfaqësuesit të Kryeministrit, shprehu falenderimin e tij duke premtuar në të njëjtën kohë se do të japë gjithë mbështetjen lidhur me situatën me Shtëpinë Iorga „Do të punojmë bashkarisht, unë në cilësinë e Këshilltarit të Kryeministrit, lidhur me Shtëpinë Iorga. Bazohemi në parimin e reciprocitetit dhe Shtëpia Jorga përfaqëson një pikë kulminante të mardhënieve tona me Rumaninë dhe Evropën në përgjithësi. Keqkuptimet e shkaktura nga parashikimet ligjore në atë kohë do të jenë pjesë e të shkuarës, ju garantoj se shumë shpejt Shtëpia Iorga do ti përkasë shtetit rumun ashtu si dhe vetë Iorga dëshironte.”

Nga ana e Bashkisë së Sarandës, Z. Ramiz Husi, nënkryetar, përcolli mesazhin e Kryetares së Bashkisë Znj. Florjana Koka, në të cilin u nënvizua roli i komunitetit arumun si një urë lidhëse dhe të zhvillimit të mardhënieve miqësore rumuno-shqiptare. Vendosja e bustit të Nicolae Iorga përfaqëson një „akt mirnjohje” duke shërbyer si „një simbol të funksionimit të mardhënieve miqësore midis dy vendeve”. „Ky bust përfaqëson mirnjohjen tonë për Nicolae Iorga, njeriu i cili me veprën e tij ndihmoi themelimin e shtetit modern shqiptar” u tha më tej në meszh.

Z. Eugen Popescu, këshilltari i ministres së deleguar për mardhëniet me rumunët jashtë Rumanisë, përcolli mesazhin e Znj. Maria Ligor, në të cilin nënvizoi rëndësinë e ketij eventi si për Rumaninë ashtu dhe për popullin shqiptar, si dhe rolin të cilin shkencëtari dhe historiani Nicolae Iorga ka luajtur në historinë e të dy vendeve nëpërmjet kontributit te tij thelbësor në shkrimin e historisë së popullit shqiptar. „Në muajin shtator 2016 në New York Kryeministri i Rumanisë, Z. Dacian Cioloș ka diskutuar me Presidentin e Republikës së Shqipërise, Z. Bujar Nishani, lidhur me bashkëpunimin në fushën ekonomike midis shteteve tona, por dhe për përfundimin sa më të shpejtë të proçesit të kthimit të Shtëpisë Iorga, pronë e shtetit rumun, e marë pas ardhjes ne fuqi të regjimit komunist në Shqipëri. Është një tjetër shënjë midis dy shtetesh të cilat respektohen dhe ndihmohen reciprokisht. Rumania është gjithashtu një nga shtetet mike të Shqipërisë të cilat bëjnë një lobby aktiv për përmbushjen e objektivit strategjik të Shqipërisë për integrim në Bashkimin Evropian.”

Gjithashtu në këtë ceremoni morën fjalën direjtori i Drejtorisë për Rumunët Jashtë Kufijve në kuadër të Institutit Kulturor Rumun Z. Radu Baltasiu dhe Znj. Adina Berciu-Drăghiescu, vajza e profesor Dumitru Berciu, historian dhe arkeolog i shquar rumun, i cili me porosi të Nicolae Iorga udhëhoqi punimet e hapjes së institutit në Sarandë.

Në ceremoni ishte i pranishëm dhe Kryetari i Shoqatës „Răsăritul românesc” nga Kishinëu, Z. Vlad Cubreacov, i cili tha se me kontributin e Shoqatës të cilën drejton, Posta Moldave ka nxjerë 5 vula postare dhe një zarf te personifikuar me këtë event.

Ceremonia u mbyll me një spektakël me muzikë dhe kërcime popullore arumune me artisen nga Rumania Eliza Nirlu dhe orkestra e saj, ansambli folklorik „Doru” Sarighiol de Deal, rrethi Tulcea (drejtuar nga Dumitru Caimacan-Popescu), së bashku me fëmijët e shkollës arumune në Divjakë”, përfundon edhe njoftimi  botuar në faqen zyrtare të Ambasadës së Rumanisë në vendin tonë. 

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here