Në qershorin e këtij viti opinioni në Shqipëri u informua përmes medias në lidhje me propozimin e Ministrisë së Brendshme për “Mënyrën e përdorimit të gjuhës të pakicave kombëtare në marrëdhëniet ndërmjet personave që i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore”. 

Përmes një deklarate për shtyp të datës 23 qershor 2020 Shoqata “Liga e Arumunëve të Shqipërisë” nëpërmjet kryetarit të saj  Ilia Gjoka, shprehej:

“Shoqata “Liga e Arumunëve të Shqipërisë” u njoh me anë të mass-medias në lidhje me propozimin e ardhur nga ana e ministrit të Brëndshëm, z. Sandër Lleshaj për “Mënyrën e përdorimit të gjuhës të pakicave kombëtare në marredhëniet ndërmjet personave qe i përkasin pakicave kombëtare dhe organeve të vetëqeverisjes vendore”.

Në këtë drejtim, shprehim në mënyrë të përsëritur shqetësimin tonë për mospërfshirjen e minoritetit arumun në proçesin e konsultimit ose vendimarrjes për ato çështje nga të cilat preken në mënyrë te drejtpërdrejtë të drejtat specifike të këtij Minoriteti Kombëtar në Republikën e Shqipërisë.

Propozimi i ardhur nga ana e ministrit të Brëndshëm, i cili në vetvete përbën vënien në zbatim të Ligjit Nr. 96/2017 për “Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare në Republiken e Shqipërisë”, përsërit të njëjtat aspekte te kontestueshme të Ligjit për sa i përket vendosjes të kushteve numerikë.

Edhe pse qëllimi i këtij vendimi, në parim, është dukshem në anë të mbrojtjes së të drejtave të minoriteteve kombëtare, përdorimi i kritereve numerikë, bazë e të cilave janë dy proçese fuqimisht të kundështuara nga ana e minoriteteve: Censusi i vitit 2011 dhe Reforma Teritorial-Administrative, e bën te pamundur shtrirjen e fuqisë së tij vepruese në zonat tradicionalisht të banuara mga komuniteti ynë.

Edhe pse minoriteti arumun, eshte minoriteti kombëtar më i madh në Republiken e Shqipërisë, fakt i cili nuk reflektohet në të dhënat e Censusit të vitit 2011, po në baze te këtryre të dhënave në asnjë njësi administrative të vetëqeverisjes vendore nuk përbën më shumë se 20% të popullates. Në ketë drejtim duket qartë se ky minoritet nuk mund te gëzoje te drejtat e propozimit të ministrit të brëndshëm, z. Sandër Lleshaj.

Liga e Arumunëve të Shqipërisë, i propozon z. minister Sandër Lleshaj, rishikimin e këtij Projektvendimi, eliminimin e të gjitha barierave të çfarëdo lloj natyre, në mënyrë që të eliminohet efekti përjashtues. Duke shpresuar në një reagim pozitiv sigurojmë gjithë mbeshtetjen tonë me ekspertizë”, mbyllte Njoftimin për Shtyp “Liga e Arumunëve të Shqipërisë”. 

LĂSAȚI UN MESAJ

Vă rugăm să introduceți comentariul dvs.!
Introduceți aici numele dvs.