Qendra Rumune e Informimit në Korçë, e para e këtij lloji e hapur në Shqipëri

Qendra Rumune e Informimit në Korçë, e para e këtij lloji e hapur në Shqipëri, është një mënyrë bashkëkohore nëpërmjet të cilës shteti rumun përforcon kontaktet dhe marrëdhëniet e tij me komunitetet rumune dhe arumune jashtë kufijëve të të tij. Koordinatorja e Qendrës Rumune të Informimit në Korçë është Lektor Dr. Daniela Stoika.

Rumania ka shumë qendra të tilla nëpër botë, sidomos atje ku ka komunitete rumunesh adhe arumunesh. Për çeljen e saj Qendroi informoi përmes një deklarate për shtyp (Korcë 09.07.2019 me rastin e përurimit të saj.

Qendra Rumune e Informimit të Rumanisë në Korçë do të shërbejë si një njësi informuese, promovuese dhe mësimdhënëse të gjuhës, kulturës dhe të qytetërimit rumun. Qendra ka për qëllim organizimin e kurseve të gjuhës rumune dhe të dialektit arumun, me synim ruajtjen e gjuhës rumune dhe të dialektit arumun në familjet arumune korçare, por edhe më gjerë, në komunitet.

Nëpërmjet kësaj qendre dhe aktiviteteve do të organizohen synohet promovimi i kulturës, arsimit dhe turizmit në Rumani, por edhe informimi i opinionit publik në lidhje me zhvillimet kryesore nga fusha sociale, ekonomike dhe publike në Rumani, duke përfshirë këtu edhe tematika që rrjedhin nga statusi i Rumanisë si vend i Bashkimit Europian.

Qendra ka nisur të ushtrojë aktivitetin e saj prej datës 8 korrik 2019 duke organizuar kurse në gjuhën rumune dhe në dialektin arumun me mësues vendës. Kurset janë falas dhe u adresohen familjeve arumune të cilat dëshirojnë që fëmijët, nipërit, mbesat e tyre të mësojnë rumanishten, apo të ruajnë arumanishten dhe t’ua trashëgojnë pasardhësve të tyre. Në këtë mënyrë kjo pasuri dhe trashëgimi kulturore të ruhet brenda komunitetit si një vlerë e e shtuar në realitetin multikulturor të Korçës. Kurset u drejtohen gjithashtu të rinjve korçarë që duan të vazhdojnë studimet e tyre në Rumani dhe kanë nevojë të familjarizohen jo vetëm me gjuhën, historinë, gjeografinë, por edhe me kulturën rumune në përgjithësi.

Pjesa aktive e kësaj veprimtarie parashikohet të jenë nxënës të këtyre kurseve që do të shfaqin vlerat e gjuhës, artit dhe kulturës rumune për publikun korçar. Me këtë rast, për nxënësit që do të dalin me rezultatet më të mira në kurse, do të jepen çmime të ndryshme.

Qëndra është e hapur dhe fton të gjithë të interesuarit të jenë pjesë aktive e kësaj qendre me propozime për aktivitete, por edhe për aksione në dobi të komunitetit rumun. E gjitha kjo me mbështetjen e Ministrisë së Rumunëve Kudondodhur, duke siguruar në të njëjtën kohë kontakte më të ngushta me Rumaninë.

Kjo qendër është rezultati i mbështetjes së Ministrisë të Rumunëve Kundondodhur (ose siç njihet në Shqipëri Ministria e Diasporës).

Vitin e kaluar në hapjen e saj morën pjesë Ministrja Znj. Natalia-Elena Intotero, Sekretari i Shtetit Z. Viktor Alekseev, në bashkëpunim të ngushtë me Ambasadën Rumune në Tiranë, e përfaqesuar nga Sh. T. Z Mircea Perpelea dhe me interesimin dhe bashkëpunimin e veçantë të Konsullatës Honorifike të Rumanisë në Korçë dhe të Organizatës të Menaxhimit të Destinacionit të përafaqësuar përkatësisht nga Z. Elvis Toçi dhe nga Znj. Albana Çule, e cila ka mbaruar studimet e saj universitare në Rumani.

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here