INTERVISTË ME ENTELA BINJAKUN

  1. Si një ish studente në Rumani, sa rëndësi mendon se ka pasur për ty personalisht, por edhe në përgjithësi, studimi jashtë vendit? Sa ndikim të mirëflltë ka kjo gjë në hapjen e mendjes, në zgjerimin e vizionit dhe në sjelljen e një fryme më të përparuar botëkuptimore në atdhe?

Si një ish studente dhe si një studente aktualisht studimi jashtë vendit ka pasur një rëndësi të madhe. Më hapi disa dritare ndaj botës, zgjeroi horizontin e arsyes sime, shtoi kërshërinë për të mësuar dhe njohur më shumë, më dha bindjen se dija e shëndoshë nuk të lë kurrë në baltë, dhe më dha guximin për të treguar veten. Cdo herë që marr vlerësime për daljet e mia në ekran ndjej moralisht detyrimin të falënderoj ata që më kanë ndihmuar në edukimin tim: familjen dhe profesorët e mi në të gjitha nivelet!

Jam munduar që këtë mënyrë të menduari ta shpreh përmes veprimeve të mia dhe nuk jam kursyer ta ndaj përvojën time me të tjerë. Aktualisht jam duke ndjekur studimet doktorale në Shkollën e Kombëtare të Shkencave Politike dhe Administrative dhe kjo më bën të ndjehem ende e lidhur me qytetin ku u formua një pjesë e madhe e bindjeve të mia.

  1. Dhe kur jemi te Rumania, porsa je bërë qytetare rumune, si ndihesh për këtë arritje? Dhe çfarë domethënie ka Rumania në jetën tënde, por edhe për Shqipërinë e shqiptarët në përgjithësi?

Po ju falënderoj shumë për këtë pyetje! Sapo kam marrë çertifikatën e nënshttesisë, një ngjarje shumë emocionuese për mua për të cilën ndjehem shumë e kënaqur. U ndjeva e vlerësuar, aktiviteti im në vitet e fundit sidomos në drejtim të njohjes së imazhit të Rumanisë në vendin tonë, por edhe në drejtim të ngritjes kulturore të komunitetit arumun, pjesë e të cilit jam. Më erdhën në mendje shumë gjera, shumë fjalë, njerëz që shihnin lodhjen time dhe që më vinin në dukje se kjo ishte kotë. Fakti që shumë njerëz më kanë thënë se e meritoja këtë status, më bën të marr frymë thellë dhe të them se ja vlejti! Rumania tek unë ka një vend të rëndësishëm, është po aq në zemër sa edhe Shqipëria. Lidhjet e mia me Rumaninë nuk janë ndërprerë asnjëherë nga casti që u vendosën. Fakti që këtë gjë e kam mbërritur me shumë lodhje dhe vetëm me nxitjen e babait tim të ndjerë tashmë, më bën ta mendoj si shumë shpirtërore këtë lidhje. Sa i takon rëndësisë se Rumanisë për Shqipërinë e shqiptarët kjo lidhje i ka rrënjët thellë në histori, i ka mbijetuar kohërave dhe vijon edhe sot të jetë e fortë. Pa dashur të shkoj në ato fakte që tashmë janë të njohura për lexuesit tanë, Rumania është një vend ku kanë studiuar e vijojnë ende të studiojnë mijra vajza e djem, nga familjet shqiptare që në këto 30 vitet e fundit janë duke dhënë nga formimi i tyre në realitetin shqiptar në fushat e tyre të aktivitetit. E gjitha kjo është një kosto që ka dalë nga shteti rumun dhe nga xhepat e qytetarëve rumunë dhe nuk mund të mos u jemi mirënjohës për këtë.

Duke filluar nga viti 1993 Rumania ka ofruar bursa studimi për këta të rinj në të gjitha nivelet e studimit. Për cdo vit të pritshëm shkollor Misioni diplomatik i Rumanisë në vendin tone në vendin tonë bëri të njohura procedurat për pranimin, metodologjinë, ofertën e vendeve të studimit, fushat e studimit për nivelet bachelor, master dhe doktoraturë, kalendarin etj.

  1. Fatmirësisht, të dy e flasim gjuhën rumune, ndonëse më vjen keq që unë vetë, si njohës i shumë gjuhëve, përkundër faktit që kam pasur fqinj e kam miq të komunitetit të vjetër e të respektuar vlleh në Tiranë, vllahishten nuk e flas, përveç disa shprehjeve; ndërkaq, sa ndryshim të mirëfilltë mendon se ka midis rumanishtes dhe vllahishtes?

Në përgjigje të kësaj pyetjeje po zgjatem disi duke sjellë në kujtesë një komunikatë për shtyp të datës 25 korrik 2018 të Akademisë Rumune. Sipas kësaj komunikate të botuar në faqen zyrtare të Akademisë (ëëë acad.ro ) thuhet se: “…Sipas të vërtetës historike, populli rumun ka katër degë historike: dako-rumunët, arumunët, megleno-rumunët, istro-rumunët – folës të dialekteve të gjuhës rumune: dako-rumune, arumune, megleno-rumune dhe istro-rumune. Të gjithë këta rumunë formojnë një unitet etnik dhe flasin të njëjtën gjuhë. Dialektet rumune: dako-rumun, arumun, megleno-rumun dhe istro-rumun- takohen në një hapësirë të gjerë, nga Maramureshi dhe Karpatet veriorë në veri deri në Epir dhe Thesali në jug, nga Istria, Deti Adriatik në perëndim deri në Detin e Zi dhe përtej Nistrës në lindje. Folësit e tyre janë pasuesit e popullsisë autoktone të romanizuar nga Perandoria Romake e Lindjes. Të vërtetuar në të kaluarën në një territor të përbashkët, në veri dhe në jug të Danubit, dialektet rumune gjatë kohërave janë izoluar, si pasojë e depërtimit të sllavëve në Gadishullin Ballkanik duke nisur nga shekulli VII, fakt që ka përcaktuar disa lëvizje të këtyre folësve në këtë hapësirë gjeografike në periudhën e Mesjetës. Dako-rumunët janë pasuesit e rumunëve të veriut të Danubit, ndërkohë që arumunët, megleno-rumunët dhe istro-rumunët janë pasues të rumunëve në jug të Danubit. Uniteti i dialekteve rumune u mbështet në mënyrë unanime gjatë kohërave nga gjuhëtarët më të rëndësishëm rumunë (Ovid Densușianu, Alexandru Philippide, Sextil Pușcariu, Theodor Capidan, Alexandru Rosetti, Tache Papahagi, Eugeniu Coșeriu) dhe të huaj (Ëilhelm Meyer-Lübke, Gustav Ëeigand, Matteo Bartoli, Giuliano Bonfante, Alf Lombard, Carlo Tagliavini, Gerhard Rohlfs). Rumanishtja është paraqitur si një gjuhë e njehsuar, (unitare) me të katër dialektet (dako-rumune, arumune, megleno-rumune, istro-rumune) në enciklopeditë e huaja: The Encyclopaedia Americana, vol. 23, 1919; Encyclopaedia Britannica, vol 19, 1911; The Neë Encyclopaedia Britannica, Macropaedia, vol. 15, 1981); Grand Larousse Encyclopédique, vol. 1, 1964; Brockhaus Enzyklopädie, vol. 17, 1981; Dizionario Enciclopedico Italiano, vol. 10, 1961.

  1. Sa njihet gjuha rumune në Shqipëri, sigurisht përveç studentëve të kthyer nga Rumania? A ka interes për mësimin e saj? Po gjendja e vllahishtes, në dijeninë tënde, cila është?

Gjuha rumune ka sot me mijra njohës. Ata janë të rinjtë arumunë në Shqipëri që kanë arritur ta thellojnë njohjen falë shkollimit dhe edukimit në shkollat rumune. Janë edhe të tjerë që nuk janë pjestarë të këtij komuniteti por që kanë përftuar mundësi studimi falë shtetit rumun, si bursierë ose jo.

Duke filluar nga viti 1993 Rumania ka ofruar bursa studimi për këta të rinj në të gjitha nivelet e studimit. Për çdo vit të pritshëm shkollor Misioni diplomatik i Rumanisë në vendin tone në vendin tonë bën të njohura procedurat për pranimin, metodologjinë, ofertën e vendeve të studimit, fushat e studimit për nivelet bachelor, master dhe doktoraturë, kalendarin etj.

Duke ju shtuar këtyre edhe të tjerë të interesuar për gjuhën, të apasionuar apo kureshtarë për ta mësuar si gjuhë, mendoj se numri është i konsiderueshëm dhe për të mos u injoruar. Sa i takon dialektit ai ka vështirësitë e tij, sepse të rinjtë nuk e njohin më si prindërit e tyre në rininë e vetë dhe të vegjlit edhe më pak. Në Shqipëri janë disa shoqata që punojnë në drejtim të ruajtjes së veçorive të dialektit arumun apo të gjuhës së mësuar në institucionet e arsimit rumun. Me aktivitetin e tyre ato ndihmojnë si dhe zhvillimin e mëtejshëm të lidhjeve me Rumaninë. Të mbështetura nga Departamenti i Rumunëve të Kudondodhur (DPRP) ato ndihmojnë në ruajtjen e traditave dhe të gjuhës arumune.

Në sezonin e dytë të thirrjeve për projekte nga ana e Departamentit të Rumunëve të Kudogjendur (DPRP) Fondacioni që unë drejtoj “Harriet Martineau” aplikoi për çeljen portalit informativ  për arumunët e Shqipërisë.   

Duke marrë miratimin dhe mbështetjen nga ana e DPRP-së jemi duke punuar për ngritjen e portalit që do të  të mund të gjendet në adresën: www. arumun.com 

Menjëherë pas marrjes së këtij miratimi Fondacioni ju dërgoi ftesë për bashkëpunim të gjitha organizatave që punojnë në këtë drejtim lidhur me dërgimin e materialeve informuese lidhur me aktivitetin që ato si organizata apo veprimtarët e tyre kryejnë.  Qëllimi është që jo vetëm komuniteti arumun, por edhe opinioni të njihet më shumë me aktivitetet në dobi të ruajtjes së trashëgëmisë shpirtërore e kulturore tonën.

Paralelisht me këtë projekt për ngritjen e të parit portal informativ ne si Fondacion jemi duke punuar edhe për një projekt të dytë  që ka në qendër botimin e një abetareje të dialektit arumun. Nëpërmjet mbështetjes që shteti rumun na jep synojmë të kemi edhe një manual të botuar këtu që do t’u vijë në ndihmë të gjithë të interesuarve të gjuhës sonë.

Me këtë rast jemi duke punuar edhe me bashkëpunëtorë tanët mediatikë që do të na ndihmojnë të përcjellim dhe lancojmë projektet tona.

  1. Si janë sot lidhjet kulturore midis Rumanisë dhe Shqipërisë? A mendon se ka vend për të pasur përparim të mëtejshëm? Dhe sa është kultu ra rumune e pranishme në Shqipëri dhe kultura shqiptare e pranishme në Rumani?

Mendoj se janë lidhje të forta, reciproke dhe miqësore. Rumania ka qenë dhe mbetet një vend mik për Shqipërinë, një mbështetëse e përspektivës sonë evropiane dhe një kontribuese në drejtim të bashkëpunimit tonë kulturor dhe në fushën e edukimit. Kultura rumune në vendin tonë ka nevojë të zgjerohet dhe opionioni ynë ka nevojë të informohet për ta njohur edhe më mirë. Sa i takon kulturës shqiptare në Rumani mund të them se ka kontribues që bëjnë shumë më shumë sesa ata që kanë detyrë për këtë. Këtu e kam fjalën për njerëz që vijnë nga fusha e letrave apo e artit që gjithmonë janë ndër ambasadorët më të mirë që vendi ynë ka. Një kontribut të rëndësishëm në njohjen e kulturës shqiptare në Rumani jep korpusi i madh i studentëve dhe ish studentëve në institucionet e arsimit rumun.

  1. Çfarë do të dëshiroje t’u thoshe lexuesve në mbyllje?

Do të më pëlqente të mendoja se do ta lexojnë këtë intervistë. Do të doja të mirëkuptonin të gjitha këto që kam shprehur apo që nuk i kam thënë. Nuk qenka e lehtë të flasësh për veten. Do t’u uroja të kenë në shtëpitë e tyre po atë dashuri, përkushtim, besim dhe mbështetje reciproke që kam pasur unë dhe që më bëri këtë që jam dhe që më ka sjellë deri këtu ku po takohem me ta. Shpresoj në takimin e ardhshëm të kem më shumë gjëra për të ndarë me ta!

GIF Image

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here